Dëshmi

February 2, 2018 | 12:29

Valeria Marini: “Po dal nga depresioni, tani dua një fëmijë”

Vajza e spektakleve ka rrëfyer vështirësitë e një periudhe shumë delikate të jetës së saj, por edhe dëshirës për një rilindje profesionale dhe private.

Përvoja e fundit televizive ishte në vitin 2016, si konkurrente e edicionit të parë Grande Fratello Vip. Më pas, Valeria Marini ka preferuar të tërhiqet nga skena publike për motive që i ka shpjeguar së fundmi në një intervistë për “Oggi”. 

valeria-mariniJam duke dalë nga një periudhë e errët. Kam përjetuar një vit të vështirë, ku mbizotëronte depresioni. Prisja shumë kënaqësi që në fakt nuk kanë ardhur”, ka rrëfyer ish-diva e Bagaglino-s, duke treguar vështirësitë e hasura në këtë fazë të jetës. Por tani, ekziston dëshira për rilindje profesionale dhe private, nga e cila shpreson ta realizojë me një film dhe mëmësinë.

Po jua them sinqerisht: Dua të kem një fëmijë dhe do ta kem, por nuk do t’ia dal e vetme. Paguaj çmimin e popullaritetit televiziv, kam nevojë për një regjisor si Ferzan Ozpetek apo Pedro Almodovar për të më dhënë mundësinë për të çmontuar personazhin dhe ikonografinë time. Dua mundësinë e të zbuluarit një tjetër anë timen. Jam lodhur duke qenë një yll mikpritës në TV. Meritoj më shumë”.

Për Valeria Marini ka një keqardhje të madhe: “E njoh dashurinë e familjes, njoh shoqërinë dhe thellësinë e saj, por dashuria… dashuria e vërtetë, ajo me një person me të cilin të ndihem e afërt, aleate, jo. Nuk besoj se e kam provuar ndonjëherë. Po e pres atë”.

Përgatiti Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top