FB

August 5, 2021 | 8:50

Varianti Delta infekton rëndë edhe personat e vaksinuar!

KUJDES- LAJMI TRONDITËS:

Po ju postoj studimin siç më ka ardhur nga Qendrën Botërore të Lidhjeve të Mendjeve Mjeksore (DOXIMITY-Linking Medical Minds), si fakte pa asnjë komentin tim. Pra jua transmetoj, në ligjëratë, të drejte:

Prof. Dr. KIM M. DRASA

“Në Prill, u mblodhën 92 persona për një martesë, në Texas. Për të ulur shanset e infektimit nga COVID-19, ceremonia festive ishte mbajtur jashtë, në natyrë nën një tendë të madhe, me ajrim të hapur. Të gjithëve, 92 të ftuarve, ju ishte bërë kërkesa, paraprake që të ishin plotësisht të vaksinuar.

Pavarësisht këtyre masave mbrojtëse, 6 njerëz, u testuan pozitiv për coronavirus dhe njëri nga këta, 6 të infektuar, vdiq (Forbes magazine e raportoi, duke cituar një shkrim të botuar në medRxiv).

Studiuesit, kërkues, prej Baylor College of Medicine sugjeruar nga sekuencat virale, deklaruan: “Porcioni duke përmbajtur variantin Delta ishte transmetuar tek miqtë e ftuar, në dasmë, prej dy të ftuarve (pacientë), të cilët erdhën nga India dhe nuk kishin histori që vaksinimi I tyre kishte dështuar në këto dy persona. Observacionet tona sugjerojnë që këto janë raste, të vërteta që edhe personat e vaksinuar mund të dështojnë nga variant Delta.”

Tre burra dhe tre gra, të moshës 53-69 vjeç, u testuan pozitiv për COVID-19. Tre nga këta/o ishin mbipeshë, por nuk kishin asnjë sëmundje, sinjifikante, bashkë-shoqëruese ose ndonjë histori që vaksinimi ju kish dështuar.

I pari njeri që u sëmurë ishin një burrë dhe një grua që kishin ardhur nga India (FORBES raportoi). Burri nuk kishte problem me shëndetin por gruaja ishte diabetike. Që të dy kishin marrë dy doza vaksine, të COVAXIN BBV152 vaksine, përpara se të iknin nga India.

Ata u testuan pozitive për COVID, 4 ditë, mbas dasmës, dhe burri u bë shumë keq dhe u shtrua në spital. Gjashtë ditë, mbas ceremonisë së martesës, burri vdiq (konfirmuar nga Forbes).

Dy persona, të cilët ishin vaksinuar me Pfizer/BioNTech vaksinë dhe dy persona, të tjerë, të cilët kishin marrë Moderna vaksine qëndruan bashkë, gjatë dasmës edhe këta dolën pozitive me COVID. Njëri nga këta, një burrë në moshën 60 vjeç, u detyruan ta hospitalizojnë.

Kërkuesit, studiuesit, thanë që gjetjet e tyre, sugjerojnë që: ”Delta variant mund të posedojë evazion imunitar në pacientët që janë vaksinuar me vaksinat: Pfizer; Moderna ose Covaxin vacine.”

FORBES, këtë sugjerim e përmbledh në këtë mënyrë:

”Ndërsa vaksinat COVID-19 që janë në përdorim mund të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër COVID-19, mbrojtja nuk është perfekte. Për aq kohë sa pandemia do jetë duke zgjatur është më mirë të mbroheni kur keni mundësi, me sa më shumë mënyra, të kujdesit që mos të infektoheni me COVID-19.”

MESAZHI PERSONAL: “ZBATONI POROSINË E FORBES.”

 

SHENIM: Në Nëntor, 2019 mora çmimin e parë në NEW YORK, si studimi më i mirë midis 5.000 konkurrentëve nga gjithë bota. Përmenda këtë fakt se që nga ajo datë më kanë atashuar në qendrën botërore të lidhjeve të mendjeve mjekësore (DOXIMITY-Linking Medical Minds- San Francisco, CA, USA) dhe kjo ka bërë që në adresën e e-mailit tim. DOXIMITY-Linking Medical Minds më dërgon vazhdimisht studime të rëndësishme mjekësore si dhe për COVID-19, siç është ky rasti që do jua paraqes se e konsideroj shumë tronditës dhe t’ju ndërgjegjësoj për rrezikun e Delta Variant edhe për ata që kanë bërë vaksinat, komplet si edhe me dy llojshe.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top