FB

July 26, 2021 | 8:23

Varianti Delta, vaksinimi dhe qytetarët

 

Varianti Delta është i rrezikshëm, sepse ka mundësi të madhe që të  përhapet në masë, mirëpo vaksinimi i popullatës është i rëndësishëm që një gjë e tillë të mos ndodhë. Besoj se me vaksinimin masiv valët që pritet të vijnë do të jenë të një intensiteti më të pranueshëm dhe më lehtë të menaxhueshme. Është e mundur paraqitja e valëve në vjeshtë, mirëpo nëse popullata vaksinohet, këto valë që pritet të vijnë nuk do të jenë të një intensiteti çfarë ishin më parë.

 

1

Albina Hyseni, Studiuar Administratën Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane; Njohuri të gjera Psikologjike, Teknike Farmaceutike, Tekstshkruese Shkencore

 

Në rast se kemi një numër të madh të pacientëve të infektuar dhe njerëzve që nuk i binden vaksinimit, mbyllja e vendit duhet të jetë si opsion. Vaksinimi është mjeti i duhur dhe e vetmja mënyrë që ne na mbron nga ardhja e valëve tjera të ashpra, të cilat përshkruhen me numër të madh të pacientëve të sëmurë dhe me humbje të jetëve, efektet anësore janë aq shumë minimale në raport me të mirat që sjellin vaksinat.

Edhe pse e vërteta është se një numër i pacientëve dita-ditës po shkon duke u zvogëluar, të cilët kanë pasur hezitimet e veta ndaj vaksinimit. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera, por me vetëdijesim të popullatës një gjë e tillë do të arrihet që ajo të vaksinohet sa më shumë që të jetë e mundur.

Vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta, sepse njerëzit që vaksinohen në të ardhmen mund të infektohen, por nuk zhvillojnë formën e rëndë klinike.

Prandaj nëse na vjen një fluks shumë i madh, vështirësitë mund të na paraqiten, dhe në mënyrë që të mos na paraqitet një fluks i tillë, na duhet ndihma e qytetarëve që të vaksinohen.

2

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top