Kur i harron gjërat, dështon! Na ndodh shpesh të harrojmë mbledhjen në punë, orarin te dentist, takimin me prindër, etj…
Pra, le të shkojmë te neuroshkenca: pesë truke specifike për të përmirësuar kujtesën dhe për t’i kujtuar gjërat më mirë
Ecni prapa
Një teori është se truri i organizon kujtimet në hapësirë, kështu që krijimi i një përvoje më të rrallë — si ecja prapa — çon në ruajtjen e kujtimeve ndryshe.
Hani fruta dhe perime
Në mënyrë të veçantë, ngrënia e më shumë perimeve dhe frutave (madje edhe lëngjet e frutave), lidhen me më pak humbje të kujtesës më vonë në jetë.
Merrni ndriçim më të mirë
Një studim laboratorik nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit përcaktoi se puna në një mjedis me ndriçim të dobët mund të “ndryshojë strukturën e trurit dhe të dëmtojë aftësinë e dikujt për të kujtuar dhe mësuar”.
Provoni agjërimin me ndërprerje
Agjërimi me ndërprerje mund të nxisë neurogjenezën hipokampale (veçanërisht, zhvillimin e gjeneve të trurit të njohur si Klotho) dhe të përmirësojë performancën e kujtesës së minjve laboratorikë.
Mos u shqetësoni
Harresa kohët e fundit ka të bëjë shumë më tepër me pamundësinë për të aksesuar kujtimet, në krahasim me faktin nëse kujtimet ishin ende të ruajtura fizikisht në tru.
Përgatiti K.I / Burimi www.inc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.