Ylli i Bollivudit, Sridevi Kapoor e konsideruar si një nga aktoret më të famshme të kinematografisë indiane, vdiq në Dubai në moshën 54 vjeçare, pas një ataku kardiak.
Vdekja e aktores ndodhi gjatë një ceremonie martesore të shtunën në mbrëmje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sridevi punoi në filma Tamil, Telugu, Malayalam dhe Kanadesë përpara debutimit në filma Hindi.
”Ajo ishte një veterane e industrisë kinematografike, me një karrierë të gjatë ku spikatnin një mori rolesh të ndryshme dhe një performance të paharrueshme”, u shpreh në një postim në Twitter kryeministri indian, Narenda Modi.
Pas njoftimit të vdekjes së saj qindra persona u mblodhën sot pranë shtëpisë, në lagjen Lokhandwala, në Bombei.
Burimi / www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.