FB

April 15, 2022 | 8:54

Vëmendja duhet të kthehet tek femrat siriane më shumë se kurrë, ato po përballen me ‘dhunë kronike’ dita ditës!

Gratë dhe fëmijët që jetojnë në disa nga kampet më të vështira për t’u arritur në veri-perëndim të Sirisë përballen me nivele kronike dhe të larta të dhunës dhe depresionit, me disa gra të detyruara të përfshihen në “seks mbijetese”.

image770x420cropped

Fëmijët në të ashtuquajturat “kampe të vejave” janë gjetur të neglizhuar rëndë, të keqtrajtuar dhe të detyruar të punojnë, ndërsa nënat janë në “pikë të thyer” psikologjikisht. Më shumë se 80% e grave thonë se nuk kanë kujdes të duhur shëndetësor dhe 95% shprehin ndjenja të dëshpërimit. Gratë nuk lejohen të dalin lirisht nga kampet. Në pamundësi për të kërkuar punë me pagesë ose për të mbështetur familjet e tyre, disa mendojnë se nuk kanë “zgjidhje” veçse të angazhohen në të ashtuquajturin seks mbijetese me roje meshkuj dhe menaxherë kampesh.

97066207_jordan_trans_nvbqzqnjv4bqeo_i_u9apj8ruoebjoaht0k9u7hhrjvuo-zlengruma

Alexandra Matei, një autore kryesore e raportit, tha: “Ne po shohim se bota, me të drejtë, shpreh solidaritet me viktimat e konfliktit në Ukrainë dhe qeveritë e angazhuara bujarisht për të bërë gjithçka që duhet për të përmbushur nevojat humanitare atje. Por vejushat siriane dhe fëmijët e tyre meritojnë të njëjtin nivel ndjeshmërie, dhembshurie dhe përkushtimi. Dhimbja e tyre, dëshpërimi, nevoja e tyre nuk është më e vogël se kushdo tjetër që po ikën nga konflikti.”

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.theguardian.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top