Këshilla & Arsye

December 14, 2020 | 8:30

Vëmendjen nga fëmijët, truri i tyre po dëmtohet nga teknologjia

 

Ndodhemi në ditët e fundit të vitit 2020. Jemi mësuar që këtë periudhë ta konsiderojmë si ndër më të dashurën e vitit, për shkak se familja mblidhet bashkë dhe ndoshta kjo është një nga ato festa që na afron edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT
terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Fëmijët janë ata që e shijojnë këtë periudhë edhe më shumë, marrin pushimet nga shkolla dhe presin dhuratat e tyre. Kjo është një periudhë ku ata shpenzojnë edhe më shumë kohë në teknologji, por duhet shumë kujdes, sepse qëndrimi i gjatë në celular, Ipad, play station ose PC mund të shkaktojë ndryshime në tru, që janë të ngjashëm gati me atë të varësisë nga substancat narkotike apo alkooli.
Të varurit nga interneti, kanë materie jonormale gri dhe të zezë në tru, që pengon ato zona të trurit të përfshirë në përpunimin e emocioneve dhe rregullimin e vëmendjes dhe vendimmarrjes. Studimet kanë treguar gjithashtu se drita ku mbizotëron e kaltra, që emërohet prej pajisjeve si smartphone, tabletë dhe laptopë, mund të pengojë lëshimin e melatoninës nga trupi ynë gjatë natës. Melatonina është një hormon i rëndësishëm që ndihmon për të rregulluar orën e trupit, duke i “treguar” atij se kur është natë dhe kur duhet të ndihet i përgjumur. Për të mos harruar të përmendim edhe pasojat okulistike që kemi një numër të madh të të miturve/të rinjve që përdorin syze optike, po ashtu probleme me dhimbje në shpinë, qafë dhe supe, për shkak të qëndrimit të tepërt ulur para monitorit të këtyre pajisjeve.

1Studimet tregojnë gjithashtu se fëmijët shfaqin edhe sjellje antisociale ose mbyllje në vetvete, pasiguri në iniciativat që duhet të marrin, vetëvlerësim të ulët, gjendje emocionale të luhatshme, etj. Teknologjia na e ka bërë çdo gjë më të lehtë për ne. Na ka bërë të harrojmë se si bëhen detyrat, lojërat, projektet apo aktivitetet, përmes punës fizike dhe mendore. Përdorimi i internetit duket se është kthyer në një të keqe të domosdoshme në ditët e sotme. Do ishte mirë, që të bëhen edhe më shumë trajnime dhe fushata ndërgjegjësuese në lidhje me përdorimin dhe rreziqet që mund të shfaqen nga përdorimi i tepërt i këtyre pajisjeve elektronike.

Të informojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja mbi përdorimin dhe qëndrimin në internet pasi popullata më e cenueshme janë fëmijët të cilët shpeshherë bien edhe pre e bullizmit, kërcënimeve dhe mashtrimeve të ndryshme. Ne të rriturit DUHET t’ju garantojmë atyre, sigurinë, mirërritjen, zhvillimin e shëndetshëm, si atë fizik po ashtu dhe mendor.  

Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi. (Ruso)

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top