Edukimi të bën të lirë, mbaje pasqyrën e pastër para vetes!
Edukimi luan rol kyç në zhvillimin dhe personalitetin e njeriut si i tillë mbetet i pandarë nga shoqëria në të cilën zhvillohet. Edukimi bashkë me arsimin përbëjnë bazën e konceptit mbi kulturën, artin, shkencën, humanitetin.
Besoj secili nga fëmijëria mban mend fjalët e më të vjetërve “Mëso sa të mundesh se për vete e ke”, sigurisht ata e kanë kaluar këtë fazë , kanë kuptuar se të edukuarit nuk lidhet vetëm me përshëndetje dhe respekt ndaj të tjerëve,apo duke ndjekur disa rregulla e ato të mos thyhen, por ka të bëjë fillimisht me dashurinë ndaj vetes kjo lidhet direkt me vetëzhvillimin dhe avancimin drejt të ardhmes duke edukuar arsimuar veten, duke ndjekur rrugën drejtë asaj që edukimi duhet të na bëjë më të lirë.
Një vajzë apo djalë i arsimuar e ka më të lehtë të gjendet kudo që të jetë, sigurisht kjo përparësi i ofrohet falë asaj që ka kontribuar për veten duke luftuar çdo padrejtësi dhe injorancë të njerëzve dhe ka vazhduar ta mbaj pasqyrën e pastër para vetes.
Si faktorë që ndikojnë vazhdimisht në edukimin janë: zhvillimi shoqëror, politik dhe ekonomik, por shumë raste edhe arrin ndikon e bëhet përcaktues i zhvillimit shoqëror të individit dhe shoqërisë në tërësi. Duhet theksuar se në një vend me ekonomi të varfër, me një politikë dhe udhëheqje shtetërore aspak për t’u admiruar, s’do mend se do sjellin shoqëri jo integruese, njerëz të pavendosur ndaj qëllimeve të tyre gjithashtu aspak përgjegjës, s’do ketë edukim dhe arsimim kolektiv e as shoqëror.
Me këtë rezulton se kemi pak njerëz që janë në gjendje të kenë lirinë dhe forcën e duhur për të ja dal mbanë vetëm përballë gjithë sfidave që hasen në jetë. Andaj duhet të bëni të pamundurën që mos të lejoni veten të jetoni jetën brenda një shoqërie apo rrethi në liri e pa lirinë tuaj personale për të jetuar.
Të gjithëve na duhet rehatia me veten dhe realizimi i dëshirave tona, jo duke vepruar sipas dëshirave apo interesave të dikujt tjetër. Në të gjitha raportet ekzistuese si: familjare, shoqërore,apo çifte, ekziston edhe lidhja me veten. Prandaj nuk është aspak egoizëm të i japësh vetes atë çka meriton edukimin, respektin, vetëbesimin, e si shkëmbim të fitosh lirinë personale gjithashtu dhe respektin nga të tjerët, duhet të luftojmë mos të jemi skllav të askujt.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.