Studim

September 30, 2020 | 8:14

Ja çfarë ndodh me fëmijët nëse nënat konsumojnë marijuanë gjatë shtatzënisë

Përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e sëmundjeve psikike dhe problemet me gjumin tek fëmijët, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se nënat shtatzëna që pinin kanabis kishin më shumë të ngjarë të kishin fëmijë që përjetonin ankth, vështirësi në përqendrim dhe halucinacione, krahasuar me fëmijët që nuk ishin të ekspozuar ndaj lëndëve narkotike në mitër.

Përdorimi i kanabisit tek gratë shtatzëna është bërë më i zakonshëm, duke u dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Ekipi nga Universiteti i Mjekësisë së Uashingtonit, thotë se gjetjet konfirmojnë efektet e dëmshme të marijuanës tek zhvillimi i foshnjave.

Studiuesit zbuluan se fëmijët e ekspozuar ndaj lëndëve narkotike para lindjes kishin më shumë të ngjarë të vuanin nga psikoza, e cila ndodh kur dikush ka iluzione dhe halucinacione, dhe shpesh është një simptomë e skizofrenisë. Ata gjithashtu kishin të ngjarë të vuanin nga problemet me përqendrimin, probleme me gjumin dhe abuzimi me drogën.

 

 

Burimi / http://www.panorama.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top