Aktualitet

January 13, 2023 | 10:28

“Vendimi më i vështirë i jetës time”, Oriela Nebiaj tregon pse “la” karrierën televizive për Parlamentin

Para një muaji, Oriela Nebiaj është betuar si deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë për Partinë Demokratike.

E ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, deputetja Nebiaj tregon se si e mori vendimin për të hyrë në politikë dhe për t’u shkëputur nga karriera televizive.

“Ishte një moment i vështirë dhe mendova që pse jo të vijoja profesionin tim si moderatore dhe të vijoja karrierën time si gazetare, si producente, si autore në televizion. Ishte një gjë që më pëlqente ta bëja, por në fakt si vendimi më i vështirë i jetës sime, mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Ishte vendim i vështirë për situatën në të cilën vinte dhe për situatën politike që Parlamenti ka.

E pyetur nga gazetari se kush ishte arsyeja përfundimtare që ajo u bind, deputetja u përgjigj duke thënë se:

“Votat që mora dhe fakti që unë u mundova që të sillja një frymë ndryshe, unë u mundova të bëja një fushatë ndryshe. Jam një e re që dua që dua një politikë të re dhe ndryshe, dua që Parlamenti të jetë ndryshe, dua që alternativa për qytetarët të jetë ndryshe dhe prandaj vendosa që të jem aty.”

 

 

 

 

Burimi/TvKlan

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top