Ka vërtet shumë bimë që janë ende shumë të njohura si në përdorim gastronomik, ashtu edhe në medicinal/mjekësor. Deri vonë mjekësia ka përdorur shumë forma të ndryshme perimesh për të zhvilluar kompresa, pomada, por edhe shurupe, për të kuruar sëmundje të ndryshme.
Dafina ( Laurus nobilis) është padyshim e njohur për aromën e gjetheve të saj të cilat i bëjnë kërcellet e kësaj bime të dallueshme menjëherë dhe janë jashtëzakonisht të dobishme edhe sot për aromatizimin e llojeve të ndryshme të mishit gjatë gatimit, por dafina ka edhe një “fuqi simbolike” jo indiferente, pasi që në kohët e lashta është konsideruar si simbol i fitores, një traditë që është shumë e gjallë edhe sot, është zakon të vendoset një kurorë në kokën e një studenti që është diplomuar e përbërë nga një degë e kësaj bime, për të dëshmuar suksesin dhe njohjen e saj, por përdorimet e dafinës janë të shumta, madje edhe në lavatriçe mund të jetë një aleat shumë i vlefshëm.
Është një bimë shumë përshtatshme në mjedis dhe rritet pothuajse në çdo gjendje klimatike dhe tokësore, veçanërisht në zonën e Mesdheut. Potenciali i dafinës është gjithashtu i dobishëm për larjen e rrobave, veçanërisht kur keni ndërmend të ringjallni ose rivendosni pak ngjyrën e rrobave, të cilat, për shkak të larjes shumë të shpeshtë ose “të gabuar”, mund të kenë një efekt “çngjyrosur”.
Ky është një veprim që duhet kryer përpara se të lani rrobat me dorë ose në lavatriçe dhe mund të bëhet thjesht me një duzinë gjethe dafine, 3-4 lugë sodë buke dhe një tenxhere plot me ujë. Kjo me dy përbërësit e sipërpërmendur duhet të ziejë dhe më pas të lihet në zjarr për të paktën 15 minuta të tjera në mënyrë që të shkrihet plotësisht bikarbonati. Dafina ndërkohë do të ketë lëshuar “fuqinë” e saj, pas së cilës do të mjaftojë që rrobat e çngjyrosura të lihen të “ngjyhen” për 24 orë. Më pas mund të vazhdojmë me larjen tradicionale. Pas larjes do të shikoni që ngjyrat do të jenë tepër më të gjalla dhe më të ndezura se më parë.
Përgatiti S.P / Burimi www.giornal.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.