Mirëqenie

April 29, 2020 | 8:06

Vendosni pak kripë në shampo, ky truk do t’ju ndihmojë të zgjidhni një nga problemet më të mëdha të flokëve

Kripën e përdorim çdo ditë në kuzhinë, i bën pjatat tona më të shijshme, por dimë që duhet ta përdorim me kujdes, sepse mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë. Ndoshta nuk e keni ditur që kripa mund të përdoret gjithashtu në produktet e bukurisë. Mund të funksionojë si mrekulli për flokët dhe lëkurën tuaj.

2

Përdoreni kripën për probleme të ndryshme të flokëve:

Flokët të yndyrshëm – flokët me yndyrë shkaktojnë gjëndra dhjamore tepër aktive në lëkurën e kokës. Ky problem mund të zgjidhet me kripë. Thjesht shtoni 2-3 lugë gjelle në shampon tuaj për të larë flokët. Pas trajtimit të parë do të vini re rezultate pozitive. Do keni flokë të shëndetshëm pa yndyrë të tepërt.

Trajtimi kundër zbokthit – zbokthi është një shtresë e formuar në lëkurën e kokës nga pjesë të vogla të qelizave të vdekura të lëkurës. Kripa mund të stimulojë qarkullimin dhe të eliminojë zbokthin, duke mbrojtur lëkurën e kokës. Është e nevojshme që flokët t’i ndani në seksione dhe spërkatni 1-2 lugë kripë në lëkurën e kokës, duke e masazhuar butësisht me gishta të lagur për 10 minuta. Lajini flokët si zakonisht.

Rritja e flokëve – kripa e detit është e shkëlqyeshme për rritjen e flokëve. Në rast se keni alopeci ose humbje të flokëve, kripa e detit mund të përdoret për të stimuluar rritjen natyrale të flokëve. Lani flokët ashtu siç bëni normalisht dhe masazhoni lëkurën e kokës me kripë deti për 10-15 minuta. Shpëlajeni tërësisht. Trajtimi duhet të përsëritet 2 herë në javë për 2 muaj.

1

Përdorni kripë për të përmirësuar lëkurën:

Pastrimi i trupit për zbutjen e lëkurës – bëni një kombinim të kripës së trashë të detit dhe 2 lugë çaji vaj kokosi. Përziejini mirë dhe përdoreni për të fshirë butësisht trupin tuaj në një lëvizje rrethore për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës. Lani trupin tuaj me një xhel dushi.

Maskë për fytyrën – për lëkurë të ndjeshme dhe lehtësisht të irritueshme, provojeni këtë maskë të qetësojë lëkurën dhe të parandalojë acarimin. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani sekretimin e yndyrës në kontroll dhe të lagështoni zonat e lëkurës së thatë. Përzieni 2 lugë gjelle kripë deti dhe 4 lugë mjaltë të papërpunuar, aplikojeni në lëkurë të thatë dhe të pastër, shmangni zonën përreth syve dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta. Në fund, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Tonifikoni fytyrën – kripa e detit depërton thellë në poret e lëkurës dhe e pastron atë. Përveç kësaj, tonifikimi do të kontrollojë prodhimin e yndyrës dhe do të luftojë bakteret për të parandaluar aknet. Përzieni 1 lugë çaji kripë deti dhe 4 me ujë (të nxehtë) dhe zbrazeni atë në një shishe spraji. Spërkateni në lëkurë të pastër dhe të thatë 1-2 herë në ditë dhe shmangni zonën përreth syve.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi donnaweb.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top