E quajtur ndryshe Metoda e Padukshme për drejtimin e dhëmbëve, kjo metodë falë programit gjerman të studimit dhe përvojës 20-vjeçare të mjekëve tanë, ofron një terapi me rezultat 100% të garantuar. Falë transparencës së maskerinave ofron një terapi që askush nuk do e kuptojë që po e bëni.
Si funksionon kjo terapi?
Shumë e thjeshtë dhe komode. Merret një masë dixhitale e cila studiohet në kompjuter me programin tonë gjerman. Programohet e gjithë lëvizja që do bëjnë dhëmbët. Do t’ju demonstrohet një video 3D në të cilën ju shikoni të gjithë progresin e terapisë dhe rezultatin final. E vetmja terapi drejtimi në të cilën ju dini përfundimin ende pa e nisur trajtimin. E mrekullueshme apo jo? Ju do të pajiseni me setin tuaj të maskerinave, i cili është i personalizuar për buzëqeshjen tuaj. Maskerinat janë 2 javore dhe në fund të çdo 2 javëve e ndërroni setin e tyre me numrin rendor përkatës deri në përfundim të terapisë.
Sa kohë do t’i mbaj unë maskerinat?
Kjo terapi është 2 herë më e shkurtër se telat klasikë. Mesatarisht zgjat 6 muaj. Ne zgjidhim edhe raste të vështira, të cilat shpesh na delegohen edhe nga kolegët tanë, të cilat zgjasin edhe më gjatë në rreth 10-15 muaj maksimumi. Një kohë relativisht e shkurtër për të pasur një ndryshim rrënjësor në buzëqeshjen tuaj.
A kanë dhimbje?
Është një nga pyetjet më të shpeshta, sepse lidhet me eksperiencën e gjatë me tela.Maskerinat nuk kanë dhimbje, vetëm pak shtrëngim që ndihet sa herë që maskerinat ndërrohen. Edhe kjo ikën për pak minuta.
Unë i kam dhëmbët dhe mishrat shumë të ndjeshëm, më vlen kjo terapi?
Sidomos për ju që keni dhëmbë të ndjeshëm, është metoda më e mirë, pasi nuk preket absolutisht sipërfaqja e dhëmbëve tuaj. Për personat që kanë probleme me gingivat deri në paradontozë, është zgjedhja e duhur për të drejtuar dhëmbët, pasi lëvizjet janë shumë graduale dhe mbrojnë shumë mirë shëndetin paradontal të dhëmbëve.
A duhet të bëj heqje përpara se të vendos maskerinat?
Falë programit tonë gjerman dhe teknologjisë më bashkëkohore, për studimin e rasteve nga më të thjeshtat e deri në më të komplikuarat, ne japim mundësinë që në 99.9% të rasteve që studiojmë t’i zgjidhim pa qenë nevoja të hiqet asnjë dhëmb dhe rezultati të jetë 100% i arrirë. Madje edhe dhëmballët e pjekurisë nuk kanë nevojë të hiqen me këtë terapi bashkëkohore.
Prishen dhëmbët nga kjo terapi?
Maskerinat transparente janë të këshilluara të mbahen 20-22 orë. Gjatë intervalit ditor ju mund t’i hiqni ato sa herë që dëshironi të konsumoni një vakt. Duke qenë se hiqen dhe vihen me shumë lehtësi, ju mund t’i pastroni sa herë që e ndjeni të nevojshme, duke i bërë ato terapinë më higjienike dhe komode. Gjithashtu mund të ruani rutinën tuaj të pastrimit të dhëmbëve njësoj siç e keni pasur edhe më para terapisë. Kjo bën që të mos kenë probabilitet për të krijuar prishje, gurëza apo erë të keqe të gojës nga mbajtja e maskerinave. Unë jetoj jashtë shtetit, por dua shumë të drejtoj dhëmbët! Drejtimi i dhëmbëve me metodën e padukshme, është metoda e vetme më e mirë për ju. Terapia, duke qenë se programohet me anë të një programi gjerman, i dizenjon që në fillim të gjitha hapat që do duhen për të arritur në rezultatin final. Këto hapa janë të regjistruara në secilën maskerinë, kështu që ju duhet vetëm të ndiqni radhën e tyre të ndërrimit në datat përkatëse që do t’jua caktojnë mjekët e klinikës sonë. Nuk keni nevojë të vini për kontrolle aktivizimi siç janë në terapinë klasike me tela, pasi ju i ndërroni lehtësisht vet, pa pasur nevojën e një mjeku. Megjithëse konsulenca jonë nuk do t’ju mungojë në asnjë çast virtualisht.
Në çfarë moshe këshillohet vendosja e Maskerinave Transparente?
Drejtimi i dhëmbëve me Metodën e Padukshme nis që në moshën 12-vjeçare e pa limit në moshat madhore. Ju që keni dashur gjithmonë të keni një buzëqeshje të drejtë dhe natyrale, por e keni lënë pas dore tani, është momenti që ta bëni realitet dëshirën tuaj edhe pse në moshë madhore. Mund të nisi dhe në mosha më të vogla, por për shkak të bashkëpunimit preferohet mosha 12 vjeç si limit fillestar i fillimit të terapisë. Duke ditur çdo hap të trajtimit, fëmija por edhe të rriturit do jenë shumë të motivuar dhe bashkëpunues duke vënë re ndryshimet e shpejta që në muajt e parë në buzëqeshjen e tyre. Megjithëse nuk ka limit moshe si terapi, e vetmja diferencë është që sa më herët të aplikohet, aq më e shkurtër dhe aq më i thjeshtë është për t’u zgjidhur problemi.
VENEERS DENT ALBANIA, QENDËR E SPECIALIZUAR, E CILA APLIKON DREJTIMIN E DHËMBËVE ME ANË TË MASKERINAVE TRANSPARENTE, VJEN TASHMË ME NJË OFERTË SPECIALE PËR JU!
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, përballë Taivanit, Tiranë +355 (0) 69 98 60 133 | [email protected] | www.veneersinalbania.com Veneers Dent Albania veneersdentalbania
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.180, muaji Qershor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.