Këshilla & Arsye

March 12, 2018 | 12:32

Veprimet që sigurojnë një gjumë të mirë

Gjumi është një ndër veprimet më të rëndësishme për jetën e njeriut, por shpeshherë nuk arrijmë të flemë sa duhet.

Për të shmangur një gjë të tillë dhe për të bërë një gjumë të plotë, duhet të bëjmë disa hapa, të cilat janë:

Bëni një listë të gjërave që keni bërë sot ose duhet të bëni nesër. Studiuesit thonë akti i shkrimit të shqetësimeve në një letër mund të ndihmojë në qetësinë e trurit.

Ngrihuni nga krevati. Nëse qëndroni në këmbë derisa të jeni mjaftueshëm të lodhur mund t’ju ndihmojë që të flini më shpejt.

Lexoni një libër që nuk ju tërheq shumë. Nëse nuk arrini të ndaloni mendimet në trurin tuaj, merrni një libër që të largoni vëmendjen për tu fokusuar në diçka normale. Do ju lodhë sytë dhe do flini shumë shpejt.

Dëgjoni muzikë. Kur nuk doni të ndizni dritën dhe të mos lodhni sytë, mjaftojnë një palë kufje për të larguar çdo mendim që keni në kokë.

Fokusoni në frymëmarrjen tuaj. Nëse jeni në ankth, mjafton të merrni frymë ngadalë pasi do ngadalësohen rrahjet e zemrës dhe do jeni më të lirë për të fjetur.

Meditoni. Ideja e fokusimit të mendimeve tuaja në diçka tjetër do ju çlirojë.

Hani ushqim me karbohidrate. Kokoshkat do ishin perfekte. Pas tyre vjen ose një film i bukur, ose një gjumë i rehatshëm.

Burimi / http://www.oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top