I ndjeni temperaturat e larta në lëkurë, po ato bulëzat që dalin nga poret e që ju bezdisin në aktivitetin tuaj të përditshëm? Por jo vetëm kaq, lodhja bëhet e padurueshme edhe sikur t’i tejkalosh litrat në konsumimin e ujit. Të mësohesh me kushtet e stinës së nxehtë, nuk është dhe aq e lehtë. Në verë, edhe sikur të duash t’i ruhesh diellit gjatë gjithë kohës, nuk mundesh, ndaj shkon deri aty saqë rrjedhjen e parë të ujit të shohësh, kërkon ta përpish.
Për ata që punojnë, kjo periudhë stinore e vitit është një pengesë psikomotorike. Provon ndjesi përgjumjeje, mungesë frymëmarrjeje, rënie të dëshirës për punë, shmangie të daljeve në natyrë e deri mungesë oreksi. Ndaj më shumë se kurrë bëhen të domosdoshme pushimet. Në çift a me familjen, pushimet janë një zgjidhje ideale për të rimarrë veten. Janë ato ditë kur truri ndal së menduari për punën, dhe kërkon të rifitojë energjitë pranë një ambienti që ia shuan ngarkesat e shtruara. Për këdo i vuan këto ndjesi, deti është alternativa shpërthyese, është ajo kredhja e shpenguar dhe e dëshiruar për të marrë freskinë natyrale. Sepse nuk do të vuash!
Në det a në pishinë, çfarëdo qoftë, për aq kohë sa janë të ftohta, ia vlen zhytja. Tek Prestige Resort buzëdetit të Golemit, ndodh gjithçka mund të dëshirosh në një ditë-natë vere. Ky oaz jo thjesht panoramik, por me një sërë alternativash grishëse, regjistron këtë vit numrin më të lartë të pushuesve. Prestige Resort tanimë është një ambient joshës për nga natyra, gjelbërimi dhe pishat kryelarta, kopshtet dekorative dhe mjediset fantastike pushuese që nga hoteleria, kuzhina, argëtimi dhe pushimi absolut.
Me një kapacitet prej 200 dhomash, vilash luksoze, tri pishina gjigante, njëra prej të cilave me ujë deti, dhe magjia e vetë detit në segmentin e një vije bregu prej 450 km, e bëjnë Prestige Resort zgjidhjen e pakontestueshme. Freskinë dhe qetësinë në Prestige Resort do ta gjeni sapo të vini këmbën në këto ambiente. Stafi i mirëtrajnuar do të kujdeset që pushimet tuaja të jenë të mrekullueshme. Gatishmëria e bën këtë resort një vend paqeje dhe argëtimi njëherësh.
Aktivitetet nisin sa zbardh dita…, një kafe, lëng frutash i freskët a një gotë qumësht i skremuar buzë detit a barit afër pishinave, pranë pishave ose ambienteve të brendshme të vendpushimit tuaj. Mandej mund të zgjedhësh të bësh ritualin e kredhjes herët në ujë për të marrë oksigjenin, jodin dhe kripën e mëngjesit. Nuk ka çlirim më të madh ndjesish, e njëherësh përfitimesh që i bëjnë mirë organizmit.
Kalendari i aktiviteteve vijon me përgatitjen e shezlongëve dhe peshqirëve të ngrohtë, të sapo dalë nga autokllava. Në një ambient pranë kuzhinës shtrohet vakti i parë i ditës, një bufe me gjithfarë shijesh për t’iu përshtatur të gjitha kërkesave të pushuesve. Mandej një libër i lexuar nën çadër, një garë noti, lojë me fëmijët e shumëçka krijon argëtim për këdo zgjedh të pushojë në këtë plazh. Freskia që puhëzon deti vazhdimisht, nuk lejon që asnjë nga pushuesit të ndjejë vapën në lëkurë.
E kështu orët vijojnë me tryezën e drekës, një zgjedhje e veçantë për tavolinat me numra sipas pushuesve, dhe servirjen e kujdesshme që gjithkush të mbetet i kënaqur. Plazhi vijon deri vonë. Ditët në verë janë të gjata. Mbrëmja në Prestige Resort rezervon surpriza. Argëtimi kulmon me artistë që u vijnë në shije turistëve sipas kulturës së vendeve që përfaqësojnë. Nata bëhet e magjishme për të gjithë. Pranë Prestige Resort aktivitetet nuk rreshtin gjatë të gjithë vitit.
Falë ambienteve me salla konferencash apo seminaresh, si dhe atyre për evente të veçanta të jetës, organizimet bëhen të mahnitshme, duke realizuar në perfeksion qëllimin apo ëndrrën tuaj. Në verë, magjike bëhen dasmat, të cilat organizohen në një ambient të hapur në natyrë, me detin përballë.
Prestige Resort, bëj zgjedhjen e duhur!
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.