Marrëdhënie

August 18, 2017 | 14:50

Vera e nxehtë ndez pasionin nën dush

Rifreskon, tonifikon, lan dhe rigjeneron. Por nëse bashkëpunoni me partnerin, ky është një moment seksi i marrëdhënies intime. Një vademecum (manual) i vogël për ta shndërruar atë çast në një takim të nxehtë.

Dushi? Është edhe më shumë se një moment freskues dhe rigjenerues. Ai mund të transformohet në një lojë të madhe joshjeje, nga e cila ndez pasionin dhe krijon kushtet më të mira për një takim të nxehtë. Me disa hapa të thjeshtë ju mund të realizoni një takim të vërtetë dashurie.

doccia-coppia_650x447

ATMOSFERA E DREJTË – Organizoni një mjedis relaksues në banjë: një atmosferë e mirë ndihmon për të hequr qafe mendimet e ditës, për të ngjallur emocione dhe për të ngacmuar erosin.

ILLUMINAZIONE – Dritat janë një elementë shumë i rëndësishëm skenografik, të cilat kontribuojnë në krijimin e një misteri dhe një ndjenjë intime. Ndezja e disa qirinjve, nëse ju pëlqen, edhe pak temjan. Përndryshe, ndriçoni dhomën pranë dhe lëreni derën gjysmë të hapur për të shijuar hijen.

FRAGRANCA – Përdorni një qiri aromatik ose vaj esencial. Disa, duke përfshirë vajin esencial të sherebelës, janë gjithashtu një ilaç i mirë natyror për ata që vuajnë nga mbidjersitja. Nëse doni të zgjoheni me humor të mirë, zgjidhni eukalipt, nenexhik dhe apo qitro.

KOLONË ZANORE – Mos e harroni kurrë rëndësinë që ka muzika. Përgatitni një listë me këngët tuaja të preferuara, do të habiteni me një mendim të ëmbël.

NËSE JE NË HOTEL – Gjetja e një mjedisi tjetër, ndryshe nga shtëpia, ndriçon fantazinë dhe stimulon kuriozitetin. Sapo keni mbërritur në hotelin tuaj të pushimeve? Tërhiqeni atë në dush: përveçse  rifreskoni veten, do ta filloni festën në mënyrën më të mirë të mundshme.

SAPUNISUR DHE XHEL – Larja e njëri-tjetrit është seksi dhe ndihmon në përmirësimin e intimitetit në çift: zgjidhni sapun ose xhel me një aromë të veçantë, sensuale dhe rrumbullake. Përndryshe, hidhni disa pika vaji të preferuar esencial në një detergjent neutral. Duke pasur kontakt me njëri-tjetrin, duke hyrë e duke u larë në ujë, ky është një mjet i fuqishëm për të ndezur pasionin dhe për të harruar rutinën.

SFUNGJER NATYRAL – Nëse ju pëlqen sfungjeri, zgjidhni një të tjethtë, natyral. Është një përkëdhelje shumë e këndshme për lëkurën.

LOJËRAT SEKSI – Mbani në duar një lodër seksi, stimulon dëshirën dhe krijon një klimë të gjallë.

MASAZH I LAGUR – Zbuloni se sa e këndshme dhe e kënaqshme është të përdorni një sfungjer për të masazhuar trupin e partnerit tuaj kur rrjedh uji. Filloni nga kyçet e këmbëve dhe ngrijeni lart, pa hezitim dhe pa lënë pas dore asnjë pjesë të trupit. Është një mënyrë për të përkëdhelur veten dhe për të shijuar një kontakt lëkurë me lëkurë.

VAJ AROMATIK – Përgatitni një vaj aromatik për një masazh të nxehtë, për ta bërë atë pas dushit. Vendosni vetëm disa pika vaj esencial në një vaj vegjetal, të tillë si orizi, i lehtë, ose përdorni vaj kokosi. Rutina e përditshme në këtë pikë nuk do të ekzistojë më.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top