*Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Dielli, deti, trupat e nxirë me aromë kremi dielli për t’u çlodhur në shezllonet janë sfondi i verës. Dhe me këtë imazh të bukur, në verë, humori erotik dhe dëshira seksuale ngrihen. Për çfarë arsye? Për shkak se vera mbush trupin tuaj me vitaminë D, e cila rrit nivelet e serotoninës në tru, dhe që nga ana tjetër, rrit dëshirën seksuale (thotë Dr. Nadkarmi, një mjek në Shkollën Mjekësore të Harvardit).
Dhe një bonus veror – kur trupi shkëlqen me djersë (pa erë të keqe!), atëherë bëhet seksualisht më i dëshirueshëm, na thonë studiuesit!
Një arsye tjetër që nivelet e epshit rriten gjatë verës është fakti që njerëzit dalin nga rutina e tyre e përditshme, relaksohen dhe vijnë në kontakt me dëshirat e tyre…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.