Moda gjithnjë e më shumë kërkon të bëjë drejtësi për të ashtuquajturin dallim gjinor. Ky trend lindi në vitet ’60-’70 kur shpërthyen kërkesat sociale dhe moda e bazuar në to. Sot janë kthyer në modë këto veshje elegante të viteve ’70 që kombinohen me gjithçka.
Moda ka pasur gjithmonë forcën të jetë në gjendje të propozojë diçka që i parashikonte çdo vit dëshirat e tyre. Në të njëjtën kohë, ajo interpretoi mirë edhe kohët që ngatërroheshin me njëra-tjetrën. Epo, vitet ’70 ishin vite paksa të vështira, por plot shpresë për të ardhmen. Kështu që edhe këtë vit ne e shikojmë të ardhmen me shumë besim dhe moda disi shpresëdhënëse dhe e etur për liri, bën punën e saj.
Veshja e parë është një veshje shumë e dashur dhe praktike. E kemi fjalën për pulovrën me jakë. Nëse në të kaluarën kjo veshje e përjetshme prezantohej në ngjyrë të zezë dhe pa dizajnë, këtë vit nuk është kështu. Modelet më të njohura do të jenë e kuqja klasike dhe e bardha me gërshetin dhe dekorimin e gjerë me shirita anash. Një veshje që nuk mund të mungojë, e ngrohtë dhe e shkëlqyer për të mbrojtur qafën nga i ftohti. Xhinset nuk duan gjë tjetër veçse një pulovër të bukur me jakë.
Pallto ose xhaketë
Edhe me pallton apo xhaketën i kthehemi viteve të protestës dhe trazirave sociale. Kështu mund të rizbulojmë pallton me dy krahë me jakë të gjerë në version mashkullor dhe femëror, kjo e fundit paksa më e rafinuar në linjat e saj. Por këtë vit rikthehet edhe xhaketa klasike e lëkurës, në ngjyrën tipike kafe dhe të bardhë. Ishte një domosdoshmëri e viteve ’70 dhe ’80, e cila mund të mbrojë në mënyrë efektive në periudhat më të ftohta.
Pantallona për meshkuj por jo vetëm
Konsiderohej si një pantallonë “luksi”, në ato vite kur të gjithë preferonin të vishnin xhinse. Kështu rikthehet kadifeja me vijë të gjerë për meshkuj. Një pëlhurë e ngrohtë që ende magjeps për elegancën dhe prakticitetin e saj dhe që ju rikthen lirinë dhe elegancën. Pse jo, me ngjyrën e saj kafe të përjetshme.
Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.