Lifestyle

April 30, 2018 | 14:38

Veshjet me lule qershie mbizotërojnë në sezonin pranverë-verë 2018

Në sfilatat e fundit me koleksionet për sezonin pranverë-verë 2018, pasarelat janë shndërruar në kopshte magjike nga lulëzimi i luleve në veshje të ndryshme.

Hanami që në japonisht tregon ecjen tradicionale në parqe për të admiruar lulëzimin e pemëve të qershisë që njihen si sakura ka frymëzuar së fundmi botën e modës.

Veshjet e ngjyrosura me nuanca trëndafil pastel janë shndërruar në një burim frymëzimi për stilistët duke i shndërruar pasarelat, në një vend mirëseardhje për pranverën mes shpërthimit të luleve shumëngjyrëshe dhe të ngrohta dhe një partneritet të përsosur midis Lindjes dhe Perëndimit.

Nga fustanet delikate kimono nga Vionnet, te sandalet Marni me lëkurë të stolisur me lule të mëdha , deri tek këpucët Hogan vijnë si një lulëzim i begatë dhe veshjet e pranverës për këtë sezon na e kthejnë shikimin në malin Fuji në një kopsht piktoresk të stilit japonez.

Në galerinë më poshtë do të gjeni një përzgjedhje romantike të rrobave dhe aksesorëve të frymëzuar nga Hanami.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top