FB

June 29, 2021 | 10:15

Vetëbesimi i ndihmon fëmijët të ndërtojnë një personalitet të fuqishëm

Vetëbesimi është element shumë i rëndësishëm për formimin e një personaliteti të fuqishëm. Prindër, edhe ky proces, vërtetë shumë i ndërlikuar, fillon me ju.

Nga Lira Gjika

-stock-photo-happy-family-mother-daughter-painting

Sa ju kini vullnet të zgjidhni fjalën, veprimin apo gjënë e duhur dhe ti jepni kohë fëmijës të realizohet. Nëse ju do të jeni të paduruar, urdhërues apo paragjykues, fëmija do të jetë gjithmonë në ankth e dyshim për veten. Vendosja e një gjendje të tillë nuk lejon fëmijën të besojë te vetja dhe ta vlerësojë atë.

Prindër kini pak durim, jepjani këtë kohë fëmijës dhe shmangni paragjykimet e krahasimet, gjithashtu jini të vëmendshëm me zërin kur flisni. Po ta regjistroni veten kur i flisni fëmijës dhe ta dëgjoni më pas, do të trembeni edhe vetë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top