FB

February 26, 2022 | 8:28

Vetëdija në tregimin e traumave me të tjerët dhe si t’i shmangim ato?

Të flasësh për marrëdhëniet personale të së shkuarës në një takim të ri, përgjithësisht konsiderohet si gabim, me referenca për ndarje të këqija dhe të “ish-ëve të çmendur” që shërbejnë si një “Flamur i kuq” për shumë persona. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe të flasësh për lidhjet e së shkuarës me një partner potencial, të përhumbesh në tregimin e dhimbjeve të së shkuarës nuk është e shëndetshme për asnjërën palë, sidomos nëse është e njëanshme. Megjithatë, shprehja e emocioneve tona mund të ndikojë te partnerët tanë sepse i ka gjetur ata të papërgatitur emocionalisht. “Tregimi i traumave është një mekanizëm mbrojtjeje që mund të ketë padyshim impakt negativ në një lidhje,” tha për Stylish, Mandy Mee, trajnere marrëdhëniesh në THE MMEAgency.

Në çdo marrëdhënie sociale, të dëgjosh papritur një rrëfim traumatik të dikujt, qoftë ky mbi një mendim apo ngjarje së të kaluarës, mund të jetë e vështirë për t’u përballuar, por mund të jetë edhe më e vështirë në rastin e marrëdhënieve romantike.  

mmmmm

Pse njerëzit tregojnë për traumat në një lidhje?

Kur jemi duke njohur dikë, shpesh i drejtohemi shkëmbimit të informacionit intim, si kujtimet e fëmijërisë, historitë familjare dhe përvojat e kaluara si një mënyrë për t’u lidhur. Dhe nuk janë të rralla pyetjet si “kur ishte lidhja juaj e fundit?” dhe “pse je beqar?” për të dalë më herët në përvojën e takimit. Megjithatë, ndërsa kjo mund të duket si një ftesë për të ndarë përvojën e tij, dëgjuesi mund të përjetojë ankth dhe stres, sepse e gjithë ajo energji është transferuar tek ata.

Në fund të fundit, cenueshmëria emocionale është e shëndetshme, të çliruarit emocional jo.

“Ndryshe nga shfryrja për inflacionin e sendeve ushqimore ose mosmarrëveshja me një koleg në punë, tregimi i traumave mund të perceptohet si toksik nga dëgjuesi,” vazhdon Mee. “Kjo krijon një atmosferë të pakëndshme veçanërisht nëse partnerit tuaj i mungon kapaciteti për të marrë një informacion të tillë”. 

“Njerëzit që shpërndajnë traumat duhet të jenë të vetëdijshëm për kohën dhe mjedisin që zgjedhin për të ndarë traumën e tyre,” paralajmëron Mee. “Përpunimi i traumave të së kaluarës mund të jetë sfidues. Ngjarjet që i çojnë njerëzit në trauma mund të kenë një efekt të rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre personale, të ndryshojnë vetëdijen, të ndikojnë në besimet, të kenë një ndikim negativ në vetëvlerësimin dhe besimin e dikujt.” Në vend të kësaj, ajo thekson se të kërkosh leje për të ndarë përpara se ta bësh këtë është e rëndësishme në mënyrë që partneri juaj të mund të përgatitet për ta dëgjuar. “Edhe pse partneri juaj mund të ndiejë empati me traumat tuaja, ai nuk është terapisti apo trajneri juaj dhe për këtë arsye nuk është në gjendje t’ju japë udhëzime jo-gjykuese.  Shfryrja për jetën tuaj shoqërore është e shëndetshme, mund të mos keni nevojë për ndonjë këshillë apo zgjidhje, thjesht duhet të lini jashtë zhgënjimin tuaj. Shkarkimi i traumave është toksik dhe dikush mund të përballojë shumë para se të mbingarkohet me më shumë informacione.”

A duhet të flisni për marrëdhëniet e së kaluarës me partnerin tuaj të ri?

Tradhtia dhe thyerja e zemrës janë gjithmonë të vështira për t’u pajtuar dhe kërkon absolutisht kohë për të rindërtuar besimin në interesat e reja të dashurisë. Vërtetë mund të kesh plagë emocionale, askush nuk është i përsosur, por përpara se të kultivosh një marrëdhënie të re, Mee këshillon të filloni procesin tuaj të shërimit në mënyrë që plagët e shkaktuara nga marrëdhëniet e së kaluarës të mos ndikojnë në njohje me partnerin tuaj të ri. “Disa njerëz janë në gjendje ta kapërcejnë traumën, të tjerë priren të gjejnë mënyra për ta përballuar atë. Vetëzhvillimi, vetëdija ose meditimi dhe terapia e ndërgjegjshme janë disa mënyra për të përpunuar traumën”, shpjegon ajo.   “Sa herë që ndiheni të nxitur, ose ndoshta një bisedë me partnerin tuaj të ri shërben si një kujtesë e një përvoje negative me një ish, mbani parasysh dhe përgjegjësi për këto trauma, ndjeni çdo emocion pa vetëgjyqësi. Edhe pse tregimi i traumave mund të bëhet në mënyrë të pandërgjegjshme, është e rëndësishme të kuptoni se partneri juaj është një njeri që ka përvojat e veta dhe traumat e ndryshme. “Ndryshe nga një terapist që mund të dëgjojë traumën tuaj nga një perspektivë jo-gjykuese, t’ju ndihmojë të mësoni prej saj dhe të vazhdoni përpara, partnerit tuaj mund t’i mungojë kapaciteti për t’ju udhëhequr gjatë procesit. Kështu që është gjithmonë më mirë të flisni me një profesionist.” 

 

Përgatiti K. I / Burimi Stylist.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top