FB

March 25, 2021 | 8:35

Vetëdisiplina, një model i sjelljes ku vendosni të bëni atë që duhet, në vend të asaj që do të dëshironit

 

Përgatiti Blerina Hima Mërtiri

Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

 

Vetëdisiplina është një nga gurët themelorë për të jetuar një jetë të suksesshme dhe për të përmbushur diçka që të gjithë duhet të përpiqemi ta zotërojmë. Të gjitha sukseset në çdo pjesë të jetës toneë janë ndërtuar mbi këtë themel. Dr. John Maxwell, shumë i njohur me librin e tij ‘Change your World’ thekson: “Nëse po rritemi, ne do të jemi gjithmonë jashtë zonës sonë të rehatisë.” Ai thekson këtu që duhet të kesh iniciativë personale për të filluar dhe qëndrueshmëri për të këmbëngulur dhe për t’i shkuar gjërave deri në fund.

1

Të qenit i disiplinuar i jep forcën gjithsecilit për t’i bërë ballë vështirësive, por që kërkon përpjekje dhe kohë.

 

Përfitimet e të qenit një person i disiplinuar:

  • Kur jeni të qëndrueshëm në plotësimin e gjërave që duhet të bëni, këtu janë përfitimet që do të merrni.
  • Shanset tuaja për të arritur qëllimet do të rriten në mënyrë dramatike.
  • Sa herë që e shtyn veten të bësh diçka që e di se duhet ta bësh, po ndërton dhe vetëvlerësimin tënd.
  • Respekti i njerëzve që ju rrethojnë do të rritet.
  • Gjithashtu do të ndikoni në jetën e të tjerëve dhe sidomos në brezat e ardhshëm.
  • Do të shijoni një jetë më të dobishme dhe të kënaqshme.

 

Pavarësisht sa përpiqesh të justifikosh veprimet e tua, ti e di se çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

Lidhur me këtë  Jim Rohn (filozofitë e tij vazhdojnë të kenë ndikim në të gjithë botën) thekson se për çdo përpjekje të disiplinuar, ka një kthim të shumëfishtë. Për më shumë se 40 vjet, Jim Rohn e përsosi zanatin e tij si një artist i aftë, duke ndihmuar njerëzit në botë për të skalitur strategji jetësore që zgjeruan imagjinatën e tyre për atë që është e mundur.

 

Hapi i parë për t’u bërë një person i disiplinuar është të bësh një zotim ndaj vetes, që do t’i bësh gjërat që di, që duhet të bësh dhe kur duhet t’i bësh ato. Si pjesë e këtij angazhimi, ju nuk mund ta lejoni veten të gjeni justifikime për ato që duhet të bëni, por nuk i bëni.

Çdo gjë fillon nga gjërat e vogla për të arritur tek ato më të mëdhatë. Me vetëdije të vazhdueshme dhe përpjekje të qëndrueshme, në të vërtetë, mund ta stërvitni veten për ta disiplinuar.

Vetëdisiplina është një nga diferencuesit kryesorë, që ndan ata që jetojnë të suksesshëm dhe të përmbushur nga të tjerët, që nuk realizojnë ato që duhet të realizojnë. Çdo njeri ka potencial të ndryshojë botën e vet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top