Për të qenë të forta, ndihma më e madhe na vjen nga vetëvlerësimi, një armë e çmuar për të zgjidhur të gjitha nyjet që ngatërrohen në jetën tonë. Vetëm duke forcuar vetëdijen personale, do të ndalim së besuari te horoskopi, te fati i paracaktuar, te rrotullimi i planeteve, për t’u përqendruar vetëm tek aftësitë tona, që mund të na ndryshojnë dukshëm fatin.
Zhvillimi i një personaliteti të fortë dhe fitimtar nis pikërisht nga vetja, sepse fati ynë varet vetëm nga veprimet që bëjmë.
“Vetëbesimi duhet ndërtuar duke mësuar si fillim të vlerësojmë veten në gjerat e vogla, si të gatuajmë një recetë të thjeshtë, si të kujdesemi për fizikun, si të vlerësohemi mes miqsh e të afërmish, etj.”
Për të forcuar vetëbesimin, nuk kanë rëndësi as lekët, as fama.
Vetëbesimi forcohet, duke vlerësuar arritjet e përditshme, në shkollë, në dashuri, në familje, në punë. Për këtë arsye është e rëndësishme të përcaktojmë me kujdes objektivat, duke i bërë ato realiste dhe relativisht të thjeshta për t’u arritur.
Shumë objektiva të vegjël na çojnë drejt objektivave gjithnjë e më të mëdha, të cilat do të ndërtojnë pak nga pak suksesin e dëshiruar. Pas shumë vitesh, nëse hidhni sytë pas, do të kuptoni se çfarë rruge të gjatë keni bërë, të pasur me qëllime dhe aspirata të përmbushura.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.