Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, por edhe shkenca e ka vërtetuar këtë. Dobitë e qepës janë të shumta, ajo ndikon në rritjen e rezistencës së trupit madje ul dhe normalizon tensionin e gjakut.
Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj vret bakteret, që ndodhen në trup. Gjithashtu qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo vret parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen, madje qepa pakëson lodhjen e trurit dhe normalizon të rrahurat e zemrës.
Qepa thuhet se parandalon sëmundjen e prostatës dhe është një shpëtimtare për personat që vuajnë nga diabeti ku thuhet së ul sasinë e sheqerit në gjak. Efekte të veçanta të qepës janë vënë re edhe në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë dhe parandalimit të tij. Instituti i Farmakologjisë “Mario Negri” të Milanos, në bashkëpunim me një grup studiuesish zviceranë, përmes 8 studimeve të ndryshme doli në përfundimin se njeriu qe ha qepë 7 herë në javë, ul ne 50% mundësinë e prekjes nga kanceri.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.