Mirëqenie

November 3, 2018 | 10:49

Vetitë kuruese të qepës…

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, por edhe shkenca e ka vërtetuar këtë.  Dobitë e qepës janë të shumta, ajo ndikon në rritjen e rezistencës së trupit madje ul dhe normalizon tensionin e gjakut.

Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj vret bakteret, që ndodhen në trup. Gjithashtu qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo vret parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen, madje qepa pakëson lodhjen e trurit dhe normalizon të rrahurat e zemrës.

Qepa thuhet se parandalon sëmundjen e prostatës dhe është një shpëtimtare për personat që vuajnë nga diabeti ku thuhet së ul sasinë e sheqerit në gjak.  Efekte të veçanta të qepës janë vënë re edhe në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë dhe parandalimit të tij. Instituti i Farmakologjisë “Mario Negri” të Milanos, në bashkëpunim me një grup studiuesish zviceranë, përmes 8 studimeve të ndryshme doli në përfundimin se njeriu qe ha qepë 7 herë në javë, ul ne 50% mundësinë e prekjes nga kanceri.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top