Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë një nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.
Ato mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Kjo bimë rritet në shkurre dhe vlerat e saj në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Kokrra e Trëndafilit të egër është përmendur për vlerat e tij që në antikitet.
Trëndafili i egër stimulon metabolizmin lufton lodhjen dhe pastron organizmin. Trajton problemet e lëkurës, parandalon diabetin, forcon sistemin imunitar pasi në përbërjen e saj ka sasi vitamine C. Bima njihet gjithashtu për aftësinë që ka në parandalimin e formimit të gurëve në veshka. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Heqin njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbusin shenjat në lëkurë.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.