FB

June 10, 2021 | 10:09

Vetitë magjike të bishtave të qershive dhe përfitimet që ato i sjellin shëndetit

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidantë që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave. Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Pasi i ke pastruar bishtat e qershive, vloji në një tenxhere në të cilën ke hedhur më parë 1-2 gota ujë. Lëre të vlojë për disa minuta dhe pije për disa ditë rresht. Çajin mund ta pish edhe të ftohtë, 2-3 herë gjatë ditës derisa të ndihesh më mirë.

 

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top