Studime të thelluara nga filozofë, psikologë, sociologë e studiues të profileve të tjera, vënë në pah se izolimi është i dëmshëm për shëndetin po aq sa duhani dhe alkooli, ndërsa marrëdhëniet shoqërore me shtojnë 50% mundësinë për të jetuar mirë në të gjitha moshat. Ky është përfundimi i një studimi nga “Julianne Holt-Lunstad” në universitetin “Brigham Young” (Utah). Për një kohë shumë të gjatë, vetmia shkakton çmenduri dhe shton rrezikun e atakut kardiak. Ndërsa shoqërimi me një grup njerëzish e miqsh, dhuron një ndjenjë përgjegjshmërie përkundrejt të tjerëve dhe na lejon të gjejmë stimuj, duke u ndjerë të mbrojtur prej miqve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.