Kur një burrë dhe një grua vendosin të përmbushin aktin më të lartësuar të dashurisë, ata duhet ta dëgjojnë zemrën. Ata kanë vetëm një detyrim: të garantojnë mbijetesën e fëmijës së palindur. Çdo gjë tjetër nuk llogaritet.
I referohem syrit të një shoqërie të bërë nga idiotë, në dyshimet e hipokrizisë të atyre, kolegëve, që kanë arrogancën e të mësuarit se si të jetoni, çfarë duhet ose nuk duhet të bëni, se si të silleni. Ata që këshillojnë gjithmonë harrojnë dy gjëra themelore: dashurinë e pafund që bashkon çiftin dhe dashurinë e pafund që do t’i jepet fëmijës së palindur. Një dashuri më e madhe dhe më e ndërgjegjshme se çdo dashuri tjetër.
Kur paragjykimet fillojnë të mbizotërojnë, ndoshta nuk ka dashuri; as nuk keni ndërmend ta doni dikë tjetër. Dhe është atëherë kur dëshirat, ëndrrat dhe projektet mbesin fjalë boshe.
Ne jetojmë në kohën e shoqërisë së injorancës, e cila mendon për fëmijët si qenie që kanë nevojë për gjëra, ndërkohë që ata duhet të dinë se të vegjlit në natyrë rriten ekskluzivisht me dashuri. Fëmija që ka lindur në një çift të pjekur nuk do ta ketë atë celular ende të panjohur për të, por nga ana tjetër ai do të fle me nënën dhe babanë e tij dhe me Mamin dhe Babin do të jetojnë intensivisht hapat e parë të jetës së tij. Pastaj, në të ardhmen, do ta shohim.
Unë dëgjoj njerëzit duke folur për egoizmin kur një moshë e pjekur kërkon ndihmën me disa teknika të fekondimit. Mendoj se është më egoiste që familja te lind fëmijë pa u garantuar atyre një të ardhme. Pse duhet një çift i rritur të jetë në gjendje t’i garantojë fëmijës sigurinë që i nevojitet?
Me anë të dëgjimit të njerëzve të thatë, edhe ai çift që dëshiron një fëmijë bëhet i thatë. Në fund, për të mos vendosur, pasi dëgjon vetëm zhurmën egoiste dhe të pahijshme, çifti do të paguajë një çmim të lartë për t’i bërë zemrat e tyre të pandjeshme deri në atë pikë ku nuk mund të dëgjojnë më.
Shqetësimi për atë që burri dhe gruaja mund të kishin bërë dhe nuk bënë do të mbeten në mendjen e tij, ndërsa ajo do të kishte qenë e mjaftueshme për të dëgjuar ato rrahje që vijnë nga zemra e tyre, në mënyrë që të imagjinojmë se si mund të ketë qenë ai i fëmijë i palindur, le të bashkohemi me dashurinë e tyre.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / interessicomunjournal.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.