Nëse shpesh jeni të vetmuar dhe larg nga bota sociale, atëherë jeni duke rrezikuar shëndetin tuaj. Një studim i fundit e lidh vetminë dhe izolimin social me rreth 30 përqind rritje sa i takon shkallës së rrezikut për të pasur një goditje apo zhvillim të sëmundjes koronare, dy nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve në vendet me të ardhura të larta.
Gjetjet tregojnë se madhësia e efektit është e krahasueshme me atë të faktorëve të tjerë të njohur të rrezikut, të tilla si ankthi, apo një punë stresuese.
Vetmia tashmë është e lidhur me një sistem të komprometuar imunitar, tension të lartë, dhe në fund, vdekje e parakohshme, por nuk është e qartë se çfarë ndikimi mund të ketë në sëmundje të zemrës dhe atakut kardiak.
Studiuesit pohuan se ky është një studim vëzhgimor, kështu që nuk ka përfundime të sigurta rreth shkakut dhe pasojës, pasi është e pamundur të përjashtosh ndikimin e faktorëve të tjerë të pamatur.
Ata thanë se, puna e tyre sugjeron se adresimi i vetmisë dhe izolimi social mund të kenë një rol të rëndësishëm në parandalimin e dy shkaqeve kryesore të sëmundshmërisë në vendet me të ardhura të larta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.