Në fokus

June 5, 2020 | 8:16

Vetmia pas lindjes

Mëmësia është një moment magjik dhe i jashtëzakonshëm për çdo grua. Ne përgatitemi të bëhemi nëna dhe të mirëpresim atë që do të jetë krijesa e vogël që do të ndryshojë përgjithmonë jetën tonë të përditshme dhe që do t’i bëjë ditët tona të mrekullueshme dhe të plota.

Sidoqoftë, ekziston një aspekt i këtij momenti që shpesh priremi ta fshehim, sikur të ishte diçka për t’u turpëruar dhe kjo është vetmia pas lindjes. Kjo ndodh për faktin se entuziazmi, i përzier me frikën se si ta mirëpresim dhe rritim këtë jetë të re për të cilën jemi përgjegjës, na bën të harrojmë gjithçka që na rrethon dhe të ndjehemi vetëm, në ndërtimin e një marrëdhënie të re me fëmijën tonë, është më se e natyrshme.

Në ato nëntë muaj të shtatzënisë kishim krijuar një ekuilibër, të bërë nga përkëdhelje të ëmbla në bark, biseda, kishim mësuar të jetonim me formën e re të trupit tonë dhe pas lindjes së fëmijës gjithçka ndryshoi përsëri.

Pas lindjes, u ndjemë vetëm, duke kaluar nëpër një moment të vështirë dhe të lodhshëm. Askush nuk na mësoi të dilnim prej saj ose si të përballeshim me një krizë dhe në këtë moment u ndjemë jashtëzakonisht të vetmuar. Nuk duhet të fajësojmë veten nëse ndjehemi të lodhur ose të trishtuar, jeta jonë është kthyer përmbys dhe është normale të ndjehemi të mërzitur nga ndryshimi fiziologjik dhe psikologjik që ndodh pas lindjes. Ne humbasim atë pak liri, të kuptuar si hapësirë personale, për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje unike me fëmijën, nga i cili, si nëna, e kemi vështirë të shpëtojmë.

Koha për punë, për angazhime personale dhe për vetë-kujdes, zvogëlohet në mënyrë drastike, ritmet e gjumit dhe zgjimit ndryshojnë, ndjenja e përgjegjësisë rritet, ndërsa tek ne krijohet ndjenja se toka po shembet nën këmbët tona. Kur kjo ndodh, kur vetmia na përvetëson disponimin, ne thjesht flasim me të tjerët, sepse ndonjëherë edhe një kafe e thjeshtë me miqtë na ndihmon të ndjehemi më pak të vetmuar.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top