Aktualitet

February 6, 2023 | 14:38

Video që përlot / “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë”, biseda emocionuese e personelit të kërkimit me vogëlushin e ngecur nën rrënoja

Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxor nga rrënojat i plagosur.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top