Aktualitet

February 6, 2023 | 14:12

“Dy pallate ku jetojnë shqiptarë janë rrëzuar”- Kreu i shoqatës Vatra në Stamboll për Panorama TV: Ka njerëz nën rrënoja po shpërndajmë ndihma”

 

Bora Zukali, Kryetari i shoqatës Vatra e Shqiptarëve në Stamboll, ka thënë për Panorama TV se në qytetin Adana dy pallate ku jetojnë shqiptarë të Sanxhakut janë rrëzuar. Ai tha gjithashtu se ka spitale të dëmtuara nga tërmeti. Por sipas tij të gjitha spitalet e tjera si private dhe shtetërore janë në gatishmëri për të plagosurit e tërmetit.

b

 

“Në qytetin Adana në atë zonë dy pallate ku jetojnë shqiptarë të sanxhakut janë rrëzuar, disa njerëz janë brenda. Disa shokë tanët që jetojnë në Adana po na njoftojnë. Lëkundjet janë ndjerë që në mëngjes herët dhe deri tani janë shënuar mbi 80 lëkundje. Magnituda më e fundit ishte 7.6 e shkallës Rihter.

Popullin e kanë lajmëruar që kush ka mundësi të dhurojë gjak. Janë njoftuar të japin ndihmë për t’i transferuar. Edhe ne më komunitetin tonë po i shpërndajmë për njëri-tjetrin.

 

Është paralajmëruar edhe për një tërmet tjetër, por sa e rrezikuar është tashmë Turqia?

Një vend sizmologjik siç është Turqia, do të thotë që ne jemi mësuar të  jetojmë me tërmetin. Edhe Stambolli brenda 30 vjetësh ka pasur tërmete në rritje me magnituda 7.7 ballë. Tani nuk jetohet me të pritur, do bësh ndërtimet me standarde të larta që të mos rrëzohen, dhe njerëzit të sigurohen të jetojnë siç janë në Japoni apo vende evropiane që nuk lëndojnë shumë. Për këto po përpiqemi.

 

Si po përballohet kjo situatë në spitale dhe emergjencat civile?

Spitalet janë aktive. Ndërkohë që disa spitale shtetërore janë goditur nga tërmeti i fuqishëm dhe janë rrëzuar. Lajmet po na vijnë ngadalë nga zonat sepse nuk ka energji elektrike apo internet. Spitalet janë aktive 24 orë aktive, shtetërorë dhe private. Vetëm spitalet që janë rrëzuar janë problem. Një avantazh kemi, të gjitha qytetet ku ka rënë tërmeti ka shumë spitale.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top