Dëshmi

August 21, 2018 | 8:31

“Viktimë” e dashurisë me shikim të parë në avion, Helda poston thirrjen: “Më ndihmoni të gjej djaloshin sykaltër”

 

A do ta gjejë vallë djalin pas të cilit u marros nga një udhëtim ajror? Një histori e bukur për të qenë e vërtetë në kohët që jetojmë, ama që mban emocion dhe aventurë njëherësh për njerëzit që i vlerësojnë këto ndjesi dhe rendin pas tyre. Në fund të fundit, këto të papritura mund të shërbejnë dhe si çaste në kërkim lumturie për këdo ka nevojë. Uroj t’i shërbejë dhe postimi ynë!

helda-tassi

“Kërkoj djalin që pashë në avion”. Ky është apeli që Helda Tassi ka postuar në Twitter, publikim i cili shumë shpejt u bë viral. Ajo e përshkruan djaloshin që i rrëmbeu zemrën, duke mos harruar të shpjegojë në imtësi çdo tipar të tij.

“Flokë gështenjë dhe sy të qartë, më ndihmoni ta gjej”.

Helda rrëfen në Twitter “ëndrrën e nxituar”: dhe ajo është vajza që mesa duket, është viktimë e një dashurie me shikim të parë në avion, në udhëtimin e kthimit nga pushimet, duke zgjedhur rrjetet sociale si ndihmën më të shpejtë në gjetjen e personit. Dhe, është në pritje të princit të kaltër.

“Po e provoj, ndoshta Twitter më ndihmon, – shkruante Helda në datën 17 gusht.

“Në udhëtimin nga ishulli Kos në Greqi drejt Bergamos, në Itali, ishte një djalë që udhëtonte i vetëm, me t-shirt gri, xhinse dhe atlete të bardha, me flokë gështenjë dhe sy të qartë. Ndihmomëni ta gjej, ju lutem”.

helda

Qindra komente, qindra shpërndarje: postimi në pak ditë u bë viral, duke zënë vend edhe në informacionet e shtypit të shkruar dhe atij televiziv kombëtar italian.

Disa të dhëna më shumë: vajza ka zbritur në Orio al Serio të premten paradite, pas kthimit nga ishulli grek. Urojmë që shumë shpejt të mësojmë për qëllimin pozitiv të Heldës, me fitore të arrirë!

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi bresciatoday.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top