FB

July 20, 2023 | 8:07

Villamaria Hotel / Bëji të paharrueshme pushimet e kësaj vere!

Pushimet verore janë periudha më e bukur e vitit, ndaj t’i meritosh siç duhet ato kërkon një vend ideal për t’i shijuar! Ju propozojmë VillaMaria Hotel, e ngritur pranë ishullit të bukur të Zvërnecit, në veri-perëndim të qytetit të Vlorës. Një oaz po kaq ishullor, me një pamje mahnitëse nga deti. Një ambient mbresëlënës i rrethuar nga pishat që japin freski dhe i mbushur me oksigjen në ditët e nxehta të stinës. VillaMaria Hotel ndodhet vetëm 11 km nga Sheshi i Pavarësisë. Infrastruktura e re rrugore jua bën të lehtë udhëtimin.

Në këtë hotel do të gjeni gjithçka meritoni për veten, familjen dhe fëmijët tuaj. Hapësirat janë të organizuara në mënyrë perfekte. Bari dhe restoranti janë në funksion ideal për t’iu përmbushur kërkesave të pushuesve. Shërbimi model ofrohet dhe në dhomat me ajër të kondicionuar, të pajisura me TV kabllor, tualete private të pajisura me dush ndërsa çdo njësi përfshin ballkon ose një tarracë me pamje nga deti ose mali, sipas kërkesave të bujtësve. Një vend të veçantë zë sheshi i lojërave për fëmijë dhe një kopsht ku të vegjlit mund të pushojnë pa u kursyer. VillaMaria Hotel merr vëmendje për gatimin, ku përveç kuzhinës tradicionale, pushuesit mund të shijojnë recetat e kuzhinës perëndimore. 

Rezervim Online Vetëm një klikim mund t’ju japë zgjidhjen e shpejtë dhe të duhur.

VillaMaria Hotel mundëson prenotimin online përmes booking.com. Shënoni datat e udhëtimit të planifikuar dhe nëse ky variant është i disponueshëm në datat tuaja, qëmtoni dhe rezervoni

Lehtësirat

Parkim falas brenda plazhit

WiFi pa pagesë

Dhoma familjare

Restorant / Bar Këmbim valutor

 

Adresa: Zvërnec, Vlorë, 11km nga Sheshi i Flamurit Cel: +355 67 266 6777 | villamariahotel | Villamaria Hotel | [email protected]

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.181, muaji Korrik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top