Këshilla & Arsye

February 12, 2018 | 11:03

Virozat e stinës. Si t’i ruajmë fëmijët…

Sezoni i dimrit dhe temperaturat e ulëta nga të cilat ai karakterizohet bëjnë të jenë të shumtë personat e prekur nga virozat, por ata që rrezikohen më tepër nga kjo gjë janë fëmijët.

Lidhur me këtë situatë mjeku pediatër, Dr. Edi Tushe shprehet: “Në këtë epidemi virale, më është dashur të jap antibiotik në 20% të rasteve, mbështetur në vlerësimin klinik, laboratorik dhe radiologjik.
Ka qenë një virozë që ka zgjatur deri në 7 ditë, +/- 2 ditë, me temperaturë të lartë deri 40 gradë, bronchitis deri pneumoni, tonsillitis dhe alterim i gjendjes së përgjithshme”.

Ai këshillon që të ruani fëmijët nga kontaktet me njerëzit e sëmurë. Mos t’i nxirrni në qendra tregtare këto kohë. Si dhe t’u jepni lëngje dhe vitaminë C.

Kujdes, pasi fëmija kalon një virozë, është më i prekshëm ndaj viruseve të tjera që qarkullojnë po në këtë kohë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top