Dëshmi

July 11, 2018 | 11:10

Visjani dhe Jona, emocionet e pritjes së ëmbël dhe jeta në çift e dy artistëve të rinj (Video)

Në studion e emisionit “Rudina”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar çifti simpatik aktori Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj. Ata rrëfyen mes emocionesh ndjesinë e të bërit prindër. Në jetën e tyre shumë shpejt do të vijë një djalë, të cilin mezi po presin ta mbajnë në krahë.

Mes emocionesh regjisorja Xhelilaj tregoi sesi po i përjeton ndjesitë e të bërit nënë.

Jona Xhelilaj: Është shumë emocionuese dhe duket si ëndërr dhe madje ndonjëherë e harroj dhe më duket si përrallë.

Gjithashtu edhe aktori nuk nguroi të tregojë sesi ka ndryshuar jeta e tyre pas lajmit se ata do të bëhen prindër.

Visjan Ukcenaj: Kjo është një ndër gjerat më të bukura që mund t’i ndodhë çdo njeriu dhe është një nga gjërat më të mrekullueshme në jetë. Zoti nuk na ka dhënë mundësinë që të jemi të pavdekshëm, por na ka dhënë mundësinë që të ketë vazhdimësi. Puna, karriera, prona, leku i madh nuk ka asnjë vlerë përpara kësaj krijese.

Çifti ka 7 vite e gjysmë bashkë dhe janë njohur në kohën që kanë qenë studentë.

Jona Xhelilaj: Jemi njohur në shkollë, në Akademinë e Arteve, unë në vit të parë, dhe Visjani në vit të tretë. Ishte ndër të vetmit djem që i bënte foto vajzave në akademi. Në datë 2 Dhjetor kemi dalë dhe që atë ditë nuk jemi ndarë.

Ata nuk kanë bërë dasmë dhe kjo ka një arsye.

Jona Xhelilaj: Kur kam qenë e vogël, teksa po shikoja fotot e dasmës së mamit dhe babit, u them po unë ku jam këtu. Dhe ju thoja prindërve si ka mundësi që unë nuk jam e pranishme. Fillova të qaja. Më ka lënë shumë gjurmë dhe vendosa që kur të bëjmë dasmë dua që të jetë i pranishëm dhe fëmija ynë, tha Jona.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=703&v=smKHtSeS6J4

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top