Lifestyle

January 1, 2018 | 18:53

Vit i Ri, rregulla të reja: Çfarë ndryshon nëpër botë që nga 1 Janari!

Çmimet e biletave të trenit në Britani do rriten përsëri në 2018, me 3.4% këtë herë, ndërsa banorët e Kalifornisë do jenë në gjendje të blejnë marijuanë ligjërisht për qëllime argëtuese.

• Njerëzit në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe do paguajnë më shumë taksa ndërsa Kina nuk do mbledhë më plehrat e botës. Këto janë disa nga ndryshimet që hyjnë në forcë ndërsa bota akoma feston Vitin e Ri.

• Në SHBA, banorët e Nju Jorkut do kenë të drejtë për pushime familjare më të gjata dhe 40 vite pas verës së dashurisë, të gjithë në Kaliforni më në fund do jenë në gjendje të blejnë marijuanë për argëtim. Disa parqe kombëtare do jenë më të shtrenjta për t’u vizituar ndërsa Valleta në Maltë dhe Leeuwarden në Holandë do fillojnë të shijojnë statusin si kryeqytete të kulturës europiane.

• Sakaq do jetë më e vështirë të merrni nënshtetësinë zvicerane dhe shumë më shtrenjtë të rrini në Greqi dhe Hawaii për shkak të taksave të reja për turistët, dhe nëse do udhëtoni me makinë në Ukrainë, do shikoni që kufiri i shpejtësisë në vendet urbane është ulur nga 60 km/orë në 50 km/orë.

• Në Finlandë do lejohet të shitet alkool më i fortë në dyqanet e ushqimeve, ndërsa Seattle do shtojë luftën kundër obezitetit me një taksë për sheqerin.

• Ndoshta një nga ndryshimet më të mëdha është vendimi i Kinës për të ndaluar importin e një sërë mbeturinash plastike dhe mbeturina të tjera. Në 2016 Kina importoi 7.3 ton mbeturina plastike.

• Në Londër, të gjitha taksitë e zeza duhet të përdorin energji elektrike, me qëllim reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes.

• Në Europë të gjitha sobat me gaz dhe ato të drurit përballen me rregulla të reja, ndërsa oxhakët e hapur nuk do të lejohen të shiten më në vendet anëtare të BE-së.

• Në SHBA, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit do të prezantojë standarde të reja.

• Në Rusi hyn në fuqi ligji që detyron operatorët e mesazheve të internetit të verifikojnë identitetin e çdo përdoruesi.

• Në sport, 72 klubet e Ligës së Futbollit kanë rënë dakord të rrisin numrin e trajnerëve dhe menaxherëve nga grupet e minoriteteve ndërsa Fifa do fillojë të monitorojë transferimet ndërkombëtare në futbollin e femrave.

 

Burimi: BalkanWeb Online

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com