Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, të merrni çdo ditë doza të larta të Vitaminës B, ndikon në ngadalësimin e përkeqësimit cerebral tek të moshuarit, një nga shenjat e parakoshme të Alzeimer-it, i karakterizuar nga boshllëqe të vogla të memories dhe probleme me të folurin.
Studimi u bë me 84 të moshuar me një nivel rënieje konjitive të gjykuar si të lehtë. Njërit grup i dhanë çdo ditë një tabletë me nivele të larta të Vitaminës B6 dhe B12, ndërsa grupit tjetër një tabletë Vitaminë C.
Pas dy vjetësh, zbulimi ishte surprizues: vitamina kishte pakësuar 30-40% zvogëlimin e trurit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.