Sipas një studimi, Vitamina B12 është përgjegjëse për aknet e shumta që dalin në fytyrë, e cila gjendet në ushqimet me origjina shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmetrat. Nuk janë ushqime të dëmshme në fakt, përkundrazi ndihmojnë sistemin nervor.
Sipas studiuesve të universitetit “California Science Translational Medicine”, Vitamina B12 prodhon me tepricë sebo, një substancë yndyrore, të cilën lëkura e prodhon për të ruajtur elasticitetin. Kjo substancë na mbron nga infeksionet. Kur kjo substancë prodhohet me tepricë, shton shumë edhe profirinën, një molekulë inflamatore, e cila ndikon në shfaqjen e puçrave në lëkurë. Nuk vlen për të gjithë, ndaj nevojiten studime të mëtejshme.
Gjithsesi, sipas studiuesve, hapi i parë është një dietë e sigurt dhe e kontrolluar, e cila duhet të evitojë marrjen me tepricë të vitaminës B12.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.