Bajamet, arrat, kajsitë e thata dhe frutat e ngjashme, të cilat përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E ndihmojnë në luftën kundër kancerit të mëlçisë.
Kanceri i mëlçisë është shkaku i tretë më i shpeshtë i vdekjes nga kanceri në botë, njëkohësisht edhe forma e pestë më e shpeshtë e karcinomës te meshkujt dhe e shtata te femrat.
Duke qenë se Kina zë vendin e parë famëkeq në botë me gjithsej 54% të të sëmurëve nga kanceri i mëlçisë, nuk është çudi fakti që pikërisht ata janë më së shumti të orientuar në gjetjen e zgjidhjeve për reduktimin e rrezikut nga kanceri i mëlçisë.
Hulumtimi i kryer në më shumë se 130 mijë të anketuar ka treguar që konsumimi i frutave arrore dhe atyre me bërthamë të fortë si bajamet, arrat, kikiriku dhe kajsitë e thata janë parandalimi më i mirë në luftën kundër kancerit të mëlçisë.
Nivelet e larta të vitaminës E në këto fruta veprojnë në mënyrë efikase në organizëm dhe mbrojnë edhe sytë në moshë më të vjetër. Kanceri i mëlçisë më së shpeshti sulmon njerëzit në vendet në zhvillim, madje 85 % e të sëmurëve janë nga këto vende.
Shkencëtarët tashmë e kanë të qartë që kjo formë kanceri zhvillohet më së shpeshti për shkak të ushqimit kualitativ të pamjaftueshëm.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.