E dobishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, antioksidant i fuqishëm, mund të merret me shumë ushqime.
Vitamina E është një aleat i natyrshëm për shëndetin e trupit tonë: përveç se një antioksidant i fuqishëm, mund të luftojë efektin dëmtues të radikaleve të lira dhe të ” plakjes qelizore’’ , është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin kardiovaskular dhe sëmundjet koronare të zemrës, duke shmangur mpiksjen e gjakut.
Një nga funksionet kryesore të vitaminës E është mbrojtja e trupit, duke forcuar sistemin imunitar mbron indet nga radikalet e lira, mbron kundër dëmit nga ndotja, ajo është e dobishme për të luftuar aknet dhe ekzemën në lëkurë; është një ndihmë e vlefshme në komplikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i mirë kundër sindromës premenstruale.
Vitamina E gjithashtu zbut inflamacion kronik . A është e mjaftueshme?
Mirëqenia e organizmit tonë fillon nga tavolina dhe nga ajo që hamë çdo ditë.
Për të siguruar një furnizim të mirë të vitaminës E është e nevojshme të konsumojmë fara dhe vajra vegjetal, për shembull, vaj luledielli, vaj badiava, vaj kërpi… Këto vajra janë jashtëzakonisht të pasura me tokoferol, përbërësin më të vlefshëm të kësaj vitamine.
Gjithashtu perimet dhe frutat, si dhe drithërat, janë plot me vitaminë E. Në mesin e perimeve, me gjethe jeshile, si spinaqi, brokoli, lakëra; në fruta, avokado është një minierë e vërtetë.
Frutat e thata, sidomos arra, lajthi, fistikë dhe bajame, na ndihmojnë në furnizimin në vitaminë E.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.