Pas një moshe të caktuar, lëkura humbet elasticitetin e saj, gjë që shkakton shfaqjen e rrudhave. Por së fundmi një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition zbulon se ekziston vitamina perfekte për të luftuar këtë proces, një vitaminë e aftë për të prodhuar kolagjen dhe për të luftuar rrudhat.
Sipas studimit vitamina C është vitamina më e mirë kur bëhet fjalë për rikthimin e tonit të lëkurës. Në fakt, u zbulua se më shumë se 4000 gra të anketuara, të moshës 40-70 vjeç kishin lëkurë më të re pasi morën këtë vitaminë të rëndësishme.
Cilat janë përfitimet e vitaminës C?
Sipas portalit shkencor Natura, vitamina C jo vetëm që ndihmon në prodhimin e kolagjenit të ri, por ka edhe cilësi të tjera të dobishme për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet që mund të vijnë nga dielli dhe radikalet e lira.
Në veçanti, vitamina C ka një efekt të trefishtë: antioksidant, kundër rrudhave dhe unifikues i tonit. Efikasiteti antioksidant mund të kundërshtojë dëmtimin dhe plakjen e parakohshme që mund të rezultojë nga ekspozimi në diell dhe ndotja, si dhe ato që vijnë nga stresi.
Rrit sintezën e kolagjenit dhe elastinës dhe kjo rezulton në një lëkurë më të shtrënguar dhe më elastike. Jo vetëm kaq, përdorimi afatgjatë i saj unifikon tonin dhe rikthen vitalitetin dhe dritën natyrale të lëkurës.
Si ta përdorni vitaminën C për të luftuar rrudhat?
Nëse dëshironi më shumë kolagjen dhe më pak rrudha, shkenca ju këshillon fuqishëm të ndiqni një dietë të pasur me fruta me vitaminë C, si portokall, domate, limon, kivi etj. Si një avantazh shtesë është edhe fakti se një dietë e pasur me fruta dhe perime është e mirë për të gjithë trupin, jo vetëm për lëkurën.
Burimi / https://donnaup.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.