Rënia e flokëve ndodh më shpesh gjatë stinës së verës dhe të vjeshtës.
Sipas një studimi të fundit avokado si dhe vajrat e peshkut mund ta parandalojnë rënien e flokëve. Një skalp i thatë mund të jetë një shenjë, se ju keni nevojë për më shumë acide yndyrore nga omega 3, – thotë nutriniocistja Marilyn Glanville.
“Avokado, arrat, vaji i peshkut, vaji i melçise se merlucit, si dhe farat e lirit sidomos, janë të gjitha burime me acide yndyrore të mira, të cilat mund ta parandalojnë rënien e flokëve, “- shtoi ajo.
Sikurse ne e dimë yndyrnat nuk janë gjithnjë të këqija, dhe vajrat esencialë kanë shumë veti të rëndësishme në mirëmbajtjen e lëkurës, skalpit dhe shkëlqimit të flokëve. Acidet yndyrore të përftuara nga omega 3, gjithashtu ndikojnë në shëndetin e flokut. Nutricionistët theksojnë se duhen konsumuar sa më shumë fruta dhe perime, të cilat ndikojnë në forcimin e flokëve.
Ne kemi nevojë për ushqime, vitamina dhe minerale të ndryshme që të mund të ndikojme drejtpërdrejt tek flokët. Nuk mund të themi që x ushqim ndikon më shumë.
Kombinimi i një sërë ushqimesh na ndihmon të mos na bien flokët.
Rënia e flokut mund të shkaktohet nga një qarkullim i dobët i gjakut, në skalpin e kokës.
Vitamina C si dhe bioflavonoidet e frutave të ndryshme dhe të perimeve gjithashtu, rrisin qarkullimin e gjakut në vena, ndaj sigurohuni që të merrni mjaftueshëm vitamin C.
Vitamina E ndikon në rritjen e qarkullimit të gjakut duke ndikuar drejtpërdrejt në ushqimin e folikulës së flokut , çka sjell daljen e flokëve të rinj. Vitamina E mund të pihet, por edhe mund të aplikohet direkt në lëkurën e kokës, duke masazhuar lehtë vendet, ku rënia e flokut është më e theksuar.
Një person humb mesatarisht 50 – deri në 100 fije floku në ditë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Zgjatja e flokut ndodh më shpejt gjatë moshës 15-30 vjeç dhe fillon të ndalet mes moshës 40-50 vjeçare.
Më shumë se gjysma e meshkujve në botë mbesin pa flokë në moshën 50 vjeçare./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.