Mirëqenie

May 29, 2018 | 13:03

Vitaminat e duhura për çdo problem shëndetësor

Teksa shumë prej nesh janë të vetëdijshëm mbi përfitimet nga kremrat dhe serumet për lëkurën, shumë pak dimë se vitaminat që gjenden brenda disa ushqimeve na ndihmojnë për problemet me shëndetin.

Ka qindra mënyra për të ushqyer flokun, lëkurën, thonjtë dhe të parandalojmë çrregullimet, flokun e hollë dhe thonjtë e thyer. Ekspertët e bukurisë dhe lëkurës rekomandojnë çdo vitaminë për çdo problem shëndetësor.

Zinku është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar lëkurën të mos dëmtohet. Ushqime të pasura me zink janë farat e kungullit, hudhra, qiqrat dhe farat e shalqiut.

Për thonjtë e thyer duhet patjetër biotina, ose e njohur ndryshe vitamina B7. Rekomandohet e verdha e vezës, mishi viçit, salmoni, avokado, bishtajat dhe qumështi që thonjtë të jenë të fortë.

Omega 3 për flokë të dobët. Ajo gjendet me shumicë tek farat chia, vaji i peshkut dhe salmoni.

Vitaminë K për të luftuar plakjen. Këtë e gjejmë tek perimet e ushqimet e tjera të fermentuara si lakra turshi, kefiri etj.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top