Për të qenë të shëndetshëm keni dëgjuar shpesh se keni nevojë për ushqimin e duhur, stërvitje, por është edhe një aspekt që shpesh nënvlerësohet. Gjumi është po aq i rëndësishëm për shëndetin edhe pse nuk thuhet shpesh. Në fakt, duhet pushimi i duhur për të lejuar trupin të rigjenerohet.
Ndërsa natën “humbim vetëdijen” dhe e braktisim veten në gjumin e thellë dhe ëndrrat tona, trupi vazhdon të punojë por vetëm në atë moment mund të kryejë veprime të caktuara. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të jeni në gjendje të flini orët e duhura të rekomanduara nga ekspertët. Përveç kësaj, ka ushqime dhe pije që mund të ndikojnë tek gjumi, duke e shqetësuar ose duke e bërë më të lehtë.
Ka minerale dhe vitamina që shkaktojnë përgjumje dhe kjo është pikërisht ajo që njerëzit kanë nevojë para se të shkojnë në shtrat në mbrëmje. Por le të shohim të gjitha detajet më poshtë.
Ja cilat janë vitaminat që duhen marrë për të fjetur më mirë
Ekspertët kanë identifikuar mesatarisht 7/8 orë pushim çdo natë të nevojshme që një organizëm të rigjenerohet. Megjithatë, është një mesatare. Pra, duke pasur parasysh se çdo person është i ndryshëm nga tjetri, ka nga ata që do të kenë nevojë për 9-10 orë gjumë, ndërsa të tjerë janë gati, zgjuar dhe aktivë pas 6 orësh. Gjatë kësaj kohe truri pastrohet, rigjenerohet, ashtu si dhe shumë inde në trupin tonë.
Fjetja e mirë gjatë natës parandalon shumë sëmundje si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Nëse nuk flini, keni një çekuilibër të hormoneve, të substancave në trup që shkaktojnë stresin, dëshirën për ëmbëlsirë, për të ngrënë, ankth dhe shumë sëmundje të tjera. Në veçanti, ka vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në nxitjen e gjumit. Këto janë magnezi dhe kaliumi sepse kanë aftësinë për të relaksuar nervat. Përveç kësaj, vitamina B6 dhe melatonin janë thelbësore.
Ka suplemente që mund t’i përmbajnë këto substanca, por është mirë që ato të merren në mënyrë natyrale nga ushqimi. Dhe ushqimet të cilat i përmbajnë më shumë janë perimet, veçanërisht ato me gjethe jeshile, mishi i bardhë dhe peshku. Një kontribut themelor vjen edhe nga çajrat bimorë relaksues, të cilët mund të konsumohen një orë para se të shtriheni.
Burimi / https://www.inran.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.