Në fokus

December 29, 2020 | 8:50

Viti i Ri, mirëseardhja e vitit 2021

Bota po e lë vitin 2020 prapa, një vit i shënuar nga vështirësitë, lufta kundër Coronavirusit, por edhe nga shpresa. Ardhja e vitit 2021 është mirëpritur me shumë entuziazëm si një periudhë e rilindjes dhe rifillimit. Më poshtë janë frazat më të bukura për të mirëpritur Vitin e Ri dhe për të ecur përpara.

Përshëndetja e vitit të ri

Nata e Vitit të Ri është koha kur shikoni drejt horizonteve të reja, mendoni për ëndrrat e reja që duhen realizuar, rizbuloni forcën dhe besimin, shijoni kënaqësi të thjeshta dhe përgatiteni për të gjitha sfidat e reja. (Stephen Littleword)

Le të ndezim shpresën

Shpresa buzëqesh në pragun e vitit që vjen dhe pëshpërit: “Do të jetë më i lumtur”. (Alfred Lord Tennyson)

Ne pushtojmë ëndrrat

Kufiri i vetëm për realizimin tonë të së nesërmes do të jenë dyshimet tona sot. (Franklin D. Roosevelt)

Ne jetojmë në të tashmen

E djeshmja kaloi. Nesër nuk ka ardhur akoma. Kemi vetëm të sotmen: le ta jetojmë. (Nënë Tereza)

Le të shohim të ardhmen

Pavarësisht nëse është koha më e mirë ose më e keqe është e vetmja kohë që kemi. (Art Buchwald)

Të jetojmë në maksimum

Ka vetëm dy ditë në vit kur nuk mund të bësh asgjë: një quhet dje, tjetra quhet nesër, kështu që sot është dita e duhur për të dashur, për të besuar dhe mbi të gjitha për të jetuar. (Dalai Lama)

Le të rinovojmë veten

Dua që çdo mëngjes të jetë një Vit i Ri për mua. Çdo ditë dua të merrem me veten time dhe të rinovohem çdo ditë. (Antonio Gramsci)

Le të bëhemi më mirë

Gjithmonë jini në luftë me veset tuaja, në paqe me fqinjët tuaj dhe lejoni që çdo vit i ri t’ju gjejë një njeri më të mirë. (Benjamin Franklin)

Dita më e mirë e vitit

Shkruaj në zemrën tënde se çdo ditë është dita më e mirë e vitit. (Ralph Waldo Emerson)

Zbuloni fatin

Fati ynë nuk ruhet në yje, por në veten tonë. (William Shakespeare)

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top