Në fokus

December 18, 2019 | 8:03

Viti i Ri: si të sigurojmë një Karma të mirë për 2020-ën

 

Për mençurinë orientale, gatishmëria e mendjes ndihmon për një jetesë të mirë për të gjitha ditët e vitit.

Urtësia popullore thotë: kush e bën, do ta presë. Orientalët bëjnë një pyetje më metafizike, por koncepti në thelb është i njëjtë: veprimet tona janë si një bumerang, dhe herët a vonë ato kthehen te ata që i kanë kryer. Filozofitë dhe fetë e Lindjes së Largët, veçanërisht ato Indiane, e quajnë këtë energji Karma, e cila përshkon tërë kozmosin: veprimet tona, por edhe qëllimet tona, e vendosin në lëvizje karmën, dhe kjo lëvizje herët a vonë kthehet tek ne. Si ta bëjmë atëherë që ta përmirësojmë sa më shumë karma-n tonë, veçanërisht në funksion të fillimvitit të Vitit të Ri?

1

Çfarë është Karma?

Karma është një fjalë sanskrite që mund të përkthenim me “veprim”. Në filozofitë dhe fetë indiane ajo tregon veprimin që synon një veprim specifik, i aftë të aktivizojë mekanizmat “shkak-pasojë” që drejtojnë universin. Sipas Hinduizmit, karma e lidh çdo qenie të ndjeshme ndaj përgjegjësisë morale ndaj asaj që bën, dhe aktivizon ciklin e rimishërimit në jetën e njëpasnjëshme. Ajo nuk duhet të interpretohet në një kuptim fatalistik, por si rezultat i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve tona dhe, mbi të gjitha, i shpirtit me të cilin i kryejmë ato. Nuk ekziston vetëm një lloj karma: përveç asaj personale, është edhe ajo familjare, e cila përfshin njerëz që i përkasin të njëjtit klan prindëror, karma kolektive, e cila bashkon njerëzit e afërt (për shembull në të njëjtën lagje ose në të njëjtën vend), dhe ajo botërore, e cila bashkon gjithë njerëzimin. Secili, si pjesë e një komuniteti, është i lidhur me të ngjashmit në këtë lëvizje të energjisë dhe veprimeve të mundshme.

Ligjet e Karmës

Karma i përgjigjet një sërë ligjesh, nga të cilat mund të nxjerrim një seri të parë të sugjerimeve të sjelljes, për të mbajtur ekuilibrin midis veprimeve dhe efekteve. Gjithsej ka 12 ligje: ndër kryesorët, kujtojmë mbi të gjitha të parën dhe më të rëndësishmen: ç’të japësh do të marrësh në përjetësi, e cila është arsyeja pse jemi përgjegjës për të gjitha veprimet tona në kohë dhe hapësirë. Ligji i dytë, ose ligji i krijimit, na kujton se: asgjë nuk ndodh vetvetiu, por që gjithmonë kemi nevojë për pjesëmarrjen tonë aktive. I treti, ligji i përulësisë, thotë se: ajo që refuzojmë të pranojmë, do të vazhdojë të ekzistojë pavarësisht refuzimit. Ligji i katërt është gjithashtu shumë i rëndësishëm: nëse nuk ndryshoni, asgjë nuk ndryshon. Ligji i pestë riafirmon të njëjtin koncept: nëse ka diçka të gabuar në jetën tuaj, është sepse është diçka e gabuar brenda teje. Tre ligjet e tjera kanë të bëjnë me lidhjen e fakteve me njëra-tjetrën, ndërsa ligji i nëntë dhe i dhjetë na ftojnë të përqendrojmë vëmendjen këtu dhe tani, por gjithashtu na kujtojnë se historia përsëritet vetvetiu derisa të kemi përthithur mësimin dhe nuk kur nuk kemi hyrë ende në rrugën e duhur. Dy ligjet e fundit na mësojnë se shpërblimet kërkojnë shumë punë dhe durim dhe se gjithmonë marrim atë që kemi dhënë.

balancing-stones-752x490

Këshilla për një Karma të mirë

Nga këto ligje rrjedhimisht vjen një seri sjelljesh jetësore që duhet të zbatohen për karma të mirë, e për pasojë për një jetë më të lumtur. Ato janë mësime shumë aktuale dhe të vlefshme edhe për njeriun bashkëkohor perëndimor, i cili me të vërtetë mund të na ndihmojë të ndryshojmë perspektivën dhe të jemi më të qetë.

-Jemi përgjegjës për veten dhe veprimet tona – Marrim përgjegjësi për atë që bëjmë, duke filluar nga gabimet. Bërja e gabimeve është e pashmangshme, por duhet të mësojmë nga të metat tona, përndryshe historia do të përsëritet përsëri.

-Vëmendje për të tashmen – Të strehohesh tek një e kaluar që nuk ekziston më, ose të jesh në pritje të një të ardhmeje që nuk ekziston ende, na bën të humbasim mundësi të çmuara. Është e drejtë të mbani mend se çfarë ka ndodhur, të mësoni prej saj dhe të keni një perspektivë për ditën e nesërme, por të mos harrojmë se jeta është tani.

-Toleranca me veten dhe botën – Nuk mund të marrim gjithmonë atë që duam në momentin e duhur në të cilin duam. Mësojmë të jemi të durueshëm.

-Fjalë nderi: mirësia – Me mirësi të vogla dhe akte të mira mund të ndryshosh vërtet botën përreth. Mësojmë gjithashtu të jemi mirë me veten tonë: do të bëhet e natyrshme që të jemi të sjellshëm me të tjerët (ose anasjelltas!).

-Për një ndryshim – Nëse nuk mund ta ndryshojmë botën përreth nesh, thjesht duhet të ndryshojmë veten.

-Mësojmë të qeshim me veten – Nëse jemi të parët që buzëqeshim me gabimet tona (pra të falim veten dhe të trajtohemi me mirësinë për të cilën folëm më lart), nuk do të ndihemi të poshtëruar kur të tjerët do të qeshin me disa nga gabimet tona. Madje dje të ngjashmit tanë do të na shohin ndryshe. Bërja e gabimeve është mënyra si mund të përmirësohemi, por me kusht që ta njohim gabimin dhe të punojmë drejt më të mirës: duke qeshur pak më lart, do të lehtësojmë lodhjen e udhëtimit.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi https://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top