Këshilla & Arsye

December 18, 2019 | 8:03

Më shumë kohë e kaluar me nënën, rrit aftësitë njohëse të fëmijës

Koha e kaluar duke lexuar për fëmijët e vegjël rrit në mënyrë të konsiderueshme aftësitë e tyre njohëse. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Essex dhe Universiteti College në Londër konstatohet se, aftësitë njohëse dhe sociale të një fëmije përmirësohen ndjeshëm, kur nënat kalojnë shumë  kohë me fëmijët tyre midis moshës tre dhe shtatë vjeç. Koha e qëndrimit duhet të jetë sa më shumë që ata të munden.

1

Sipas studimit, fëmijët e parë priren të përfitojnë më shumë nga koha e kaluar me prindërit, sesa motrat dhe vëllezërit pas tyre.

Hulumtimi, i cili analizoi të dhënat e më shumë se 8,000 fëmijëve dhe nënave të tyre, thotë se efekti pozitiv i fëmijëve që kalojnë kohë me nënat e tyre është i madh. Studiuesit zbuluan se niveli i arsimit të një nëne, ka gjithashtu efekt në zhvillimin e hershëm të fëmijës.

Fëmijët që kanë nënën me një diplomë universitare kanë 20- 40% më shumë përparësi, në krahasim me të paturit e një nëne pa kualifikime.

“Rezultatet tona theksojnë, se koha e shpenzuar nga nënat me fëmijët ka një ndikim të dukshëm në zhvillimin e hershëm të tyre. Koha e kaluar në aktivitetet arsimore, të tilla si leximi, mes moshës tre dhe pesë-vjeçare me një nënë të arsimuar çon në një rritje të aftësive verbale në moshën shtatë-vjeçare”, thotë një nga bashkëautorët e studimit, profesori Marco Francesconi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top