Këshilla & Arsye

June 7, 2018 | 14:59

Vjen “Historia e vajzës së humbur”… vëllimi i katërt i sagës “Mikesha Gjeniale”

Çdo marrëdhënie e ngushtë mes qenieve njerëzore është plot tehe të mprehta dhe nëse do që të zgjasë, duhet të mësosh t’iu dredhosh. Kështu bëra edhe në atë rrethanë e, në fund, m’u duk që sërish u gjenda para provës se sa e shkëlqyer dhe e errët ishte miqësia jonë, sa e gjatë dhe e koklavitur kishte qenë dhembja e Lilës, se si ajo vazhdonte të ekzistonte dhe do të ekzistonte përgjithmonë.

photo-aspx

Foto ilustruese nga filmi

“Historia e vajzës së humbur” është vëllimi i katërt dhe i fundit i “Mikeshës gjeniale”, sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Në fillim, pamë dy vajzat e vogla të hidhnin qëllimisht kukullat e tyre prej lecke në bodrumin e don Akil Karraçit, që mban nën kontroll gjithë të varfrit me anë të mekanizmave korruptues; të atij përbindëshi të pamëshirshëm, në portën e të cilit vendosën të trokisnin me atë shkas, duke ngjitur shkallët e duke ecur dorë për dore me njëra-tjetrën për të marrë zemër, njëra përpara, Lina, e paepur, trime, tjetra pas, frikacake e gjithnjë një hap mbrapa. Qysh prej atij çasti, që prej asaj “skene të parë” – që theu digën dhe shpërtheu vrullshëm rrjedhën e rrëfimit, në qendër të të cilit mbetet ujdia e rreptë e bashkëpunimit mes protagonisteve – zë fill një lojë pasqyrash dhe shkëmbimesh, ku mezi arrijmë të deshifrojmë se cila prej të dyjave është “mikesha gjeniale”.

Dy vajzat tashmë janë të rritura, më pas të moshuara. Që prej viteve ’50-të deri më sot kanë përjetuar ndryshime epokale, kanë arritur e kanë dëshmuar me sytë e tyre një mirëqenie të papritur, pastaj mohimin, dehjen e lirisë së hershme seksuale, dehjen politike, vitet e plumbta, terrorizmin; kupola e kamorristëve, që kontrollon gjithçka dhe përcakton rregullat e lojës, bëhet gjithnjë e më kanosëse.

Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe “rilindje”. Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për t’i rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re. Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes.

Dy gratë, pole vërtet të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikoj në mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen.

Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

Kritika

Pas kaq e kaq dekadash, vepra e parë nga Italia që ia vlen të fitojë çmimin Nobel. – The Guardian

Saga e saj napolitane është një kryevepër epike, një roman për jetën dhe rritjen e një artisti, i mbushur me pasion dhe furi… Ferrante është e fshehtë: familjarja, në librat e saj të shkëlqyer, është një bombë me sahat që rreh shumë fort për t’i qëndruar mospërfillës. – TIME’s 100 Most Influential People

Këtë po e them me besimin e patundur që s’e kam ndier gjatë 15 vjetëve që jam marrë me recensione librash: saga napolitane është e jashtëzakonshme. – The Sunday Times

“Historia e vajzës së humbur” nuk i jep sagës një fund qetësues, por pohon edhe njëherë se Ferrante është një prej zërave më të fortë të narrativës bashkëkohore. – The Telegraph

Nga këndvështrimi letrar, qasja e Ferrantes është mjeshtërore: përdor trofetë melodramatike të soap-operave për të rrëfyer një histori të bukur, ku ndërkallen gjithandej vëzhgime të holla filozofike. – The Economist

Zemra e errët e miqësisë rrallëherë është disektuar me kaq detaje të hollësishme. The Evening Standard

… një marifet i vjetër letrar, ose të paktën, po aq i vjetër sa Prusti: rrëfimi i një historie dhembjeje dhe disfate e pastaj, në fund, pranimi se gjithçka do të shëlbehet nga arti, nga një libër – e pikërisht nga libri që po lexoni. Elena do të shkruajë për muaj me radhë… për të qetësuar shoqen e saj dhe veten, si dhe për të arritur, përtej metaforës, që të shpëtojë jetën nga brengat, që të nxjerrë kthjelltësinë nga kaosi, pa mohuar ekzistencën e brengës dhe të kaosit. Ajo afron karrigen te tryeza e saj. “Do ta shohim se kush do të fitojë kësaj radhe”, thotë ajo. Arti fiton. Ne fitojmë. – The New Yorker

Në të vërtetë, Ferrante ka më shumë se njëzet vjet që shkruan për identitetin femëror me një frymëzim dhe mendjemprehtësi të pakrahueshme, e ngjashme vetëm me stilin e Doris Lessing. – The Wall Street Journal

Jemi përballë një kryevepre, një klasik i kohëve të shkuara, i mbushur me pasion dhe patos. […] Pushteti absolut i librave të saj është një sfidë ndaj zejtarisë së ftohtë dhe të ashpër të shumë romaneve të shekullit XXI. – TIME Magazine

Çfarë keni për të thënë? E pra, ky është rasti për t’i shprehur të gjitha: gjenial, një tour de force, një kryevepër. Të gjitha këto i shkojnë veprës së Elena Ferrante-s dhe “Historisë së vajzës së humbur”, i cili është vëllimi i katërt dhe i fundit i kuartetit të saj të magjishëm napoletan, një sagë që, për

mendimin tim, të paktën me çfarë kam lexuar deri më tash, është arritja më e madhe në narrativën e periudhës së pasluftës. – The Chicago Tribune

I shkëlqyer… i mahnitshëm… një epikë e jashtëzakonshme. – Michiko Kakutani, The New York Times

Ferrante në kulmin e shkëlqimit të saj! – Vanity Fair

Mbi të gjitha, Ferrante është mjeshtre e ritmit të subjektit: ca mosmarrëveshje dhe kundërshti ziejnë nën vete për vite me radhë, dhe duket sikur një përballje e caktuar – një skenë e caktuar – mund të pritet për qindra faqe me radhë, por ama kur gjendesh përballë saj, ajo është po aq tronditëse dhe e pashmangshme. – The Independent

Romanet e saj janë personale, në mënyrë intensive dhe të dhunshme, dhe për këto arsye duket sikur i joshin lexuesit duke tundur ca çelësa tringëllues, të vetmit që mund të çelin rrëfime sekrete. – The New Yorker

Ta mbushësh prozën me energjinë e patretur të jetës, ta bësh atë jo thjesht “ca fjalë mbi një letër”, por një forcë rrënjësore, është një arritje artistike madhore, më e vlefshme se çdo lloj fjalie e bukur: Ferrante e ka bërë këtë. – The Financial Times

Saga napolitane është një histori klasash, përveçse gjinish; […] Ferrante ofron një portret të gjallë e të saktë të asaj që mbetet nga ndjenjat (irracionale) të pamjaftueshmërisë, të cilat përndjekin njerëzit që ia nisin nga hiçi. Si trillim, këta libra janë njëkohësisht dhe thellësisht realistë dhe çuditërish intimë. – The Guardian

 

Autorja

elena

Elena Ferrante është pseudonimi i autores së dhjetë veprave letrare, ndër të cilat edhe saga napolitane, e konsideruar si kryevepra e saj, nga pikëpamja e kritikës letrare, por edhe falë suksesit të jashtëzakonshme me lexuesit. Emri i vërtetë i autores mbetet ende zyrtarisht i pakonfirmuar. Në 2011 u botua kapitulli i parë i sagës napolitane, “Mikesha gjeniale” (i botuar në shqip në nëntor 2016), i ndjekur nga libri i dytë, “Mbiemri i ri” (i botuar në shqip në korrik 2017), vëllimi i tretë, “Histori arratie e qëndrese”, dhe nga libri i katërt dhe i fundit, “Historia e vajzës së humbur”.

elena-ferrante-4Titulli: Historia e vajzës së humbur

Autori: Elena Ferrante

Përktheu: Agim Doksani

Zhanri: Roman

Shtëpia Botuese PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top